LAJMI I FUNDIT:

Kanye West dëshiron të ketë një lidhje me një ‘artiste’ pas divorcit nga Kim Kardashian

Kanye West dëshiron të ketë një lidhje me një ‘artiste’ pas divorcit nga Kim Kardashian
Kanye West (Foto: Shutterstock)

Kanye West tashmë po mendon për lidhjen e tij të radhës.

Reperi beqar – i cili është në mes të një divorci nga Kim Kardashian – dëshiron që lidhja e tij e ardhshme të jetë ‘me një artiste dhe një person krijues’, na thotë një burim, duke shpjeguar se kështu që ‘ata mund të flasin me të njëjtën gjuhë’.


West, 43 vjeç, ka deklaruar më parë: “Unë jam Michelangelo. Unë jam Picasso. Ai gjithashtu i tha GQ, “Unë jam padyshim, artisti më i madh njerëzor i të gjitha kohërave. Në këtë pikë nuk është as pyetje. Është thjesht një fakt”.

Kanye West (Foto: Shutterstock)

Para martesës me Kardashian në 2014, West ishte në lidhje me modelet Chanel Iman dhe Amber Rose.

Ai gjithashtu u përfol se kishte një lidhje me Selita Ebanks dhe ishte i fejuar me stilisten Alexis Phifer në 2006. Ata u ndanë në 2008.

Nga ana tjetër, Kardashian është duke u përqëndruar në ‘ribërjen e imazhit të saj si një nënë e përkushtuar’ dhe po kërkon të ‘hyjë përfundimisht në politikë’, tha burimi.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Në janar, kishte një fushatë për fansat në Tëitter për Kardashian që të dilte me Van Jones të CNN, por në atë kohë nuk po dilte me askënd.

“Ajo nuk po del me askënd sepse, nëse do të ishte, do të ishte një lëvizje në karrierë. Ajo nuk mund të shkojë në restorante tani me takime dhe të ketë paparacët [për shkak të pandemisë]. Ajo nuk mund të dalë në heshtje; ajo as nuk e kupton se si do të ishte kjo”.

Page Six ishte i pari që raportoi në janar se divorci Kardashian-West ishte ‘i pashmangshëm’. Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ka paraqitur kërkesën në shkurt. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori