LAJMI I FUNDIT:

Ideja për eliminimin e notave nga klasa e parë në të pestën, Qehaja: Nevojitet debat publik për të parë benefitet

Ideja për eliminimin e notave nga klasa e parë në të pestën, Qehaja: Nevojitet debat publik për të parë benefitet

Njohës i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë për rikthimin e nxënësve në shkolla është i mirëpritur, ndërkaq ka folur edhe rreth idesë për eliminimin e vlerësimit të nxënësve nga klasa e parë deri në të pestën me anë të notave. 

Ai ka thënë se lidhur me këtë duhet debat publik me shumë të përfshirë për të parë benefitet.


“Vazhdimisht kemi avokuar për rikthim me prezencë fizike në shkolla. Ka qenë vendim i mirë dhe i mirëpritur. E tash po avokojmë për një përkushtim më të madh të institucioneve që të plotësohet me mësim plotësuar orët e humbura gjatë pandemisë COVID-19”, tha ai.

Kurti në mandatin e tij planifikon të zbatojë propozimin e një profesori nga Harvardi për arsimin në Kosovë
Lexo po ashtu Kurti në mandatin e tij planifikon të zbatojë propozimin e një profesori nga Harvardi për arsimin në Kosovë

Ai foli edhe për mësimin online, transmeton Telegrafi. “Të ekspozuarit vetëm ndaj internetit dhe teknologjisë informative s’do të thotë që nga të gjithë përdoret në mënyrën e duhur. Duket që përdorimi i internetit si mjet mësimor gjatë pandemisë ka qenë i vogël. Dhe kjo e ka vënë në pikëpyetje edhe mësimin online”, ka thënë Qehaja në emisionin “Mirëmëngjesi” në RTV Dukagjini.

I pyetur për idenë e eliminimit të vlerësimit të nxënësve me anë të notave, Qehaja tha: “Ky ka qenë një premtim elektoral. Vlerësojmë meqë është reformë jashtëzakonisht e thellë kurrikulare, pikë së pari nevojitet një debat publik me shumë të përfshirë për të parë benefitet. Është praktikë e mirë e vendeve perëndimore por duhet t’i përshtatemi sistemit tonë arsimore. Frika jonë është që eventualisht me eliminimin e vlerësimit diferencial, mësim nxënësia do të kthehet në neglizhencë”.

Ndryshe, ditë më parë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka në plan që të largojë notimin e nxënësve me nota 1 deri në 5. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?

Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?

Lajme
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Kalo në kategori