Vaksinohen dy persona mbi 100 vjeç në Skenderaj, Bekim Jashari u bën thirrje institucioneve të angazhohen për sigurimin e dozave tjera
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se dy persona mbi moshën 100 vjeçare janë vaksinuar gjatë ditës së sotme me vaksinën anti-COVID.
Jashari përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të angazhohen për sigurimin e dozave tjera të vaksinës anti-COVID.
“Sa motivuese për të tjerët, dy të moshuar të moshës mbi 100 vjeçare u vaksinuan në Skenderaj, me vaksinën anti-covid. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, po vazhdon vaksinimi, ku sot është bërë vaksinimi i dy personave mbi moshën 100 vjeçare me vaksinën Astra-Zeneca. Mos hezitimi i tyre për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid, është shembull për të tjerët, në mënyrë që në momentin kur të vijë radha e tyre për t’u vaksinuar të kryejnë këtë proces pa pasur dilema. Mantelbardhët e QKMF-së janë duke bërë përpjekje maksimale që me kohë të japin informatat dhe shërbimet e nevojshme për pacientët e komunës sonë”, shkruan Jashari.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të sigurojnë doza tjera të vaksinës, ndërkaq njoftoi edhe për mënyrën se si qytetarët duhet të regjistrohen për tu vaksinuar.
“Të interesuarit mbi moshën 80 vjeçare për vaksinim mund të bëjnë regjistrimin në shërbimin e vaksinimit në QKMF, fizikisht apo edhe përmes numrit të telefonit 048414241, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-14:00. Njëkohësisht kërkoj nga institucionet tona qendrore që të shtojnë angazhimin e tyre në sigurimin e dozave të reja të vaksinave anti Covid-19”, shkruan tutje Jashari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare