LAJMI I FUNDIT:

Dy gjakovarët që po ndihmojnë të varfërit, duke i përkrahur bizneset e vogla dhe prodhimet vendore

Dy gjakovarët që po ndihmojnë të varfërit, duke i përkrahur bizneset e vogla dhe prodhimet vendore

Për të ndihmuar familjet në nevojë, por edhe bizneset e vogla në kohën e vështirë të pandemisë, dy qytetarë nga Gjakova tash e disa muaj po vazhdojnë mbledhjen e ndihmave kryesisht në qytetin e Gjakovës dhe fshatrat përreth.

Pakot ushqimore dhe higjienike, me gjëra elementare për familje ata në baza ditore i shpërndajnë duke i dhënë prioritet prodhimeve vendore, me çka u ndihmojnë edhe prodhuesve vendor.

Megjithëse në disa raste prodhimet vendore detyrohen t’i zëvendësojnë me prodhime të vendeve tjera.


Gjithçka bëhet në mënyrë anonime, familjet përzgjidhen në bazë të informacioneve nga qytetarë të ndryshëm të Gjakovës, ndërkaq nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me familjarët për të mos i bërë ata të ndjehen keq.

Burim Qarri  e nisi këtë iniciativë rreth një vit më parë, kur marketet e mëdha ishin plot me njerëz të cilët po mundoheshin të siguronin ushqim sa më shumë për shkak të mbylljes nga pandemia COVID-19.

Duke parë që të familjet në nevojë nuk kishin mundësi të furnizoheshin as me gjëra elementare, Qarri bashkë me Arben Bobanin filluan këtë iniciativë, ku ndihmat i marrin nga qytetarë të ndryshëm dhe  bizneset e vogla.

Rreth 200 pako ushqimore kanë shpërnda ata në Gjakovë dhe fshatrat përreth që nga fillimi i kësaj iniciative.

Burim Qarri e Arben Bobani / Foto: Korab Basha

Burim Qarri ka rrëfyer për Telegrafin se ata kanë listën e familjeve që u kanë ndihmuar qe më shumë se një vit, ndërkaq për sigurimin e pakove i falëndron shumë personat të cilët solidarizohen në forma të ndryshme.

“Janë shokë e shoqe, nga këtu edhe nga diaspora. Ka raste që japin të holla, por ka raste që edhe lënë pako të gatshme nëpër shitore, është fjala për shitore të vogla, sepse me këtë e kemi qëllimin me i ndihmu edhe familjet edhe bizneset e vogla. Ka mundësi që dikush thirr në telefon që tregon në filan dyqanin edhe i keni një ose dy paketa. Disa nuk kanë kohë, por na dërgojnë të holla, me të cilat ne i marrim vetëm prodhimet vendore, janë primare prodhimet vendore”, shprehet Qarri për Telegrafin.

Burim Qarri e Arben Bobani / Foto: Korab Basha

Bobani në anën tjetër ka treguar se ata i përzgjedhin familjet dhe ua dërgojnë pakot pa i takuar fare, në mnëyrë që ata të mos ndihen keq.

“Na nuk kemi qef fort me i theksu këto. E realizojmë pakon, e përzgjedhim familjen që nuk ka marrë moti, vetëm ia lëmë te dera i telefonojmë, përpiqemi mos me u theksu, mos me u ndi ata keq”, shprehet Bobani.

Video e realizuar nga Korab Basha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori