LAJMI I FUNDIT:

SBASHK: Të aplikohet menjëherë vendimi i Qeverisë që punëtoret shtatzëna të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë

SBASHK: Të aplikohet menjëherë vendimi i Qeverisë që punëtoret shtatzëna të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka kërkuar që vendimi i Qeverisë së Kosovës, që punëtoret shtatzëna të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu krijuar mundësinë që të punojnë nga shtëpia, të aplikohet menjëherë.

SBASHK përmes një komunikate për media thotë së ky vendim i Qeverisë nuk është duke u zbatuar.

“SBASHK-ut duke pasur parasysh se Vendimi i Qeverisë është në fuqi që nga dita e djeshme, (19 prill 2021), ndërsa Drejtoritë Komunale të Arsimit si dhe punëdhënësit tjerë nuk janë duke e zbatuar pikën 7 të këtij vendimi. Prandaj kërkon nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të këtyre masave të Qeverisë që të angazhohen dhe inspektojnë lidhur me zbatimin e kësaj mase në institucionet arsimore dhe të obligojnë institucionet që punëtoret shtatzëna të lirohen menjëherë nga procesi mësimor, që është duke u zhvilluar me prezencë fizike në institucionet arsimore, aq më tepër kur sistemi arsimor është vlerësuar si nga më të rrezikuarit nga prekja me Covid dhe të marrin masa adekuate e konformë Ligjit për ata që nuk i zbatojnë këto masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në reagimin e SBASHK.


Tutje, SBASHK thotë se lidhur me këtë kërkesë ka komunikuar edhe me Ministren Nagavci .

“SBASHK apelon të shkollat dhe Drejtoritë Arsimore që të bashkëpunojnë ngushtë dhe ta ndihmojnë Ministren Nagavci për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme në mënyrë që të nis së implementuari masa 7 në mënyrë që punëtorët shtatzëna në tërë sistemin arsimor, që nga çerdhet e deri në Universitet të lirohen nga obligimi i paraqitjes në vendet e punës e duke gjetur zëvendësim adekuat për to që nga dita e nesërme”, vijon reagimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori