LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Prioriteti im është një gjyqësor i pavarur dhe punë pa presion

Mariçiq: Prioriteti im është një gjyqësor i pavarur dhe punë pa presion

“Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë marrëdhënie tradicionalisht të mira, falë marrëdhënieve jashtëzakonisht të ngushta të kultivuara nga qytetarët e këtyre vendeve. Kjo afërsi është një thesar që ne, politikanët, duhet ta ndjekim dhe ta mirëmbajmë. Të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm ekonomik, ndërsa marrëdhëniet e ngushta janë dëshmuar edhe një herë, gjatë pandemisë. Serbia ishte vendi i parë nga i cili erdhën vaksinat, ndërsa ne këtë veçanërisht e respektojmë. Për ne, është një akt solidariteti”, thotë Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.

Mariçiq, shreh besim se marrëdhëniet e mira do të vazhdojnë edhe më tej të zhvillohen, duke i pasur parasysh iniciativat rajonale në të cilat të dy vendet janë të përfshira në mënyrë aktive.

“Kryeministri Zaev dhe Presidenti Vuçiq tashmë janë duke punuar në lidhje edhe më të mëdha midis dy vendeve përmes projektit “mini-Shengen”, ndërsa kjo është edhe një tjetër provë e miqësisë dhe afërsisë së njerëzve të të dy vendeve,” thotë Mariçiq.


Sa i përket mënyrës se si e vlerëson punën e gjykatave në periudhën e kaluar, Mariçiq thotë në intervistë se për herë të parë pas disa vitesh, ai sheh se gjykatat më në fund janë të lira nga presioni politik dhe, si rezultat, ata gjykojnë drejt.

I pyetur në lidhje me korrupsionin dhe shembjen e Prokurorisë Speciale Publike, Mariçiq tha në një intervistë se në raportin e tij të fundit, Komisioni Evropian e pranoi përparimin e mirë në zbatimin e strategjisë së reformës në gjyqësor, e cila i referohet përparësive urgjente të reformës së Pribe. Sidoqoftë, ai thekson se çrrënjosja e korrupsionit, si një fenomen me të cilin përballen të gjitha vendet në rajon, nuk është një detyrë e shpejtë dhe e lehtë dhe se ne jemi dëshmitarë të një numri pengesash gjatë rrugës.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori