LAJMI I FUNDIT:

Ish-ushtari i UÇK-së në Hagë: Jam i pafajshëm, nuk kam bërë asnjë krim

Ish-ushtari i UÇK-së në Hagë: Jam i pafajshëm, nuk kam bërë asnjë krim

E plotësuar: Më 23 prill në orën 11:00 është caktuar të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Pjetër Shalës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Pjetër Shala sot pati seancën e parë para Dhomave të Specializuara, ku u deklarua i pafajshëm.

—-


E plotësuar: Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

Në seancën që po zhvillohet në Hagë, Shala ka thënë se nuk ka bërë asnjë krim.

“Nuk e ndjej veten se kam bërë një krim, përveç që e kam mbrojt atdheun dhe popullin tim dhe jam plotësisht i pafajshëm”, tha Shala.

Ai i ka quajtur qesharake pikat e aktakuzës, të lexuara nga prokuroria.

Shala akuzohet për krime lufte, ushtrim të dhunës fizike dhe psikike, trajtim çnjerëzor, gjatë vitit 1999 në Kukës, në një ish-fabrikë metali. /Telegrafi/

—-

Nis seanca ndaj Pjetër Shalës

Ka nisur seanca e parë ndaj Pjetër Shalës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Shala është arrestuar më 16 mars nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill.

Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori