LAJMI I FUNDIT:

Red Bull edhe në Kosovë me aktivitet për gjetjen e kurës për personat me lëndime në shtyllën kurrizore

Red Bull edhe në Kosovë me aktivitet për gjetjen e kurës për personat me lëndime në shtyllën kurrizore

Përderisa jeni duke e lexuar pikërisht këtë fjali, dikush është duke përjetuar lëndim në shtyllën kurrizore dhe do të mbetet i/e paralizuar. Kjo nënkupton: pa ndjenja në këmbë dhe, në rastin më të keq, pa ndjenja në duar. I palëvizshëm. I mbetur krejtësisht i varur nga asistenca e tjerëve.

Duke marrë parasysh këtë, Red Bull organizon në të gjitha anët e botës aktivitetin humanitar me qëllim të grumbullimit të fondeve për hulumtimin dhe gjetjen e kurës për personat që kanë lëndime në shtyllën kurrizore.

Më e mira është se paratë të cilat dhurohen për të marrë pjesë në garë dhe çdo donacion i juaji, 100% shkojnë vetëm për hulumtime në lëndimet e shtyllën kurrizore, ku Red Bull e bën këtë të mundur duke i mbuluar vet të gjitha kostot administrative.

Si funksionon gara dhe çfarë e bën atë unike?

Wings for Life World Run quhet aktiviteti i cili do të mbahet në të njëjtën kohë, në të gjitha vendet e botës. Disa do të vrapojnë në mesditë e disa në mesnatë – varësisht nga shteti ku jetojnë (Prishtinë, 13:00 PM) – por të gjithë do ta kenë të njëjtin synim: të vrapojnë për ata që nuk munden!

Nuk ka rëndësi se a jeni atlet profesionist, vrapues i rregullt apo fillestar, mjafton të zgjedhni a dëshironi të vraponi vetëm, me miq ose si pjesë e një vrapi të organizuar.

Nëse dëshironi të vraponi me miq apo si një pjesë e grupi të organizuar, Red Bull në parkun e Gërmisë, Prishtinë, më 9 maj 2021  i bën bashkë të gjithë dashamirësit për aktivitetin Wings for Life World Run.

E këtë vrapim, nuk do ta bëni vetëm për veten apo shoqërinë, por për një kauzë të mirë.

Si të merrni pjesë nëse jeni nga Kosova?

Fillimisht duhet ta shkarkoni aplikacionin “Wings for Life World Run” (iOS dhe Android).

Pasi të regjistroheni dhe ta dhuroni donacionin sipas preferencës për ta marrë numrin e garës, ju mund t’i bashkoheni ekipit të shoqërisë tuaj, ekipit të ndonjë artisti të preferuar apo edhe ta krijoni vet një ekip!

Së bashku, ne do të vrapojmë për ata të cilët nuk munden!

 

Për më shumë informacione, pyetje apo paqartës që i keni, mos hezitoni të na kontaktoni në:

Nr. Tel: +383 45 333 989
Instagram:
redbullkosova
E-mail: laurenta.rexhepi@redbull.com

Artikull i sponzorizuar