LAJMI I FUNDIT:

Të 12 klubet largohen zyrtarisht nga Asociacioni Evropian

Të 12 klubet largohen zyrtarisht nga Asociacioni Evropian

Me idenë e formimit të Superligës Evropiane, 12 klubet tashmë kanë marrë një vendim drastik.

Klubet nga Liga Premier, Serie A dhe La Liga kanë marrë vendim që të krijojnë garën e re, e cila u siguron të ardhura të majme.


Me vendim të përbashkët, klubet nga tre ligat evropiane njoftuan se janë në proces të Superligës Evropiane dhe do të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Sa do të fitojnë 12 klubet e përfshira qysh në start të Superligës Evropiane – të ardhurat janë tjetër nivel
Lexo po ashtu Sa do të fitojnë 12 klubet e përfshira qysh në start të Superligës Evropiane – të ardhurat janë tjetër nivel

Kundër kësaj lige është shprehur Asociacioni i Klubeve në Evropë, duke thënë se kjo ide nuk përfaqëson shumicën.

Duke parë një qëndrim të tillë. Të 12 klubet kanë tërhequr zyrtarët e tyre nga organizata, duke bërë me shenjë se ideja e tyre është serioze. /Telegrafi/