LAJMI I FUNDIT:

Vdes gruaja më e moshuar në SHBA: Ka lënë pas vetës 280 pasardhës

Vdes gruaja më e moshuar në SHBA: Ka lënë pas vetës 280 pasardhës

Amerikania më e vjetër, Hester Ford, u nda nga jeta të shtunën në moshën 116 vjeçare, duke lënë pas shumë pasardhës, përfshirë rreth njëqind stërnipër e mbesa.

Edhe pse është e pasigurt nëse ajo ka lindur në vitin 1905 apo 1904, Hester Fordin e njohu Gerontology Research Group në vitin 2019 si amerikania më e moshuar.

Afrikano-amerikania ka lindur në Karolinën e Jugut dhe është rritur në një fermë ku ka punuar në një fushë pambuku, pas së cilës punoi si dado.


“Ajo përfaqësoi përparimin e familjes tonë, por edhe përparimin e afrikano-amerikanëve dhe kulturës së tyre në vendin tonë. Ajo na kujtoi rrugën që kemi përshkuar si komb”, njoftoi familja.

Ajo lindi rreth dyzet vjet pas heqjes së skllavërisë dhe përjetoi ndarjen, e cila përfundoi vetëm në vitet 1960, raporton charlotteobserver.

Ajo gjithashtu mbijetoi pandeminë e gripit spanjoll. Ajo kishte më shumë se 280 pasardhës: 12 fëmijë, 48 nipër e mbesa, rreth njëqind stërnipër e mbesa.

Ajo vdiq në shtëpi, me familjen e saj. Shkaku i vdekjes nuk dihet. Gruaja më e vjetër japoneze në botë është Kane Tanaka e cila është 118 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Kalo në kategori