LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë pasojat nëse vdes Navalny

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë pasojat nëse vdes Navalny

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Rusia do të bartte “pasojat” në rast të vdekjes së udhëheqësit rus të opozitës, Alexei Navalny, gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar.

“Sa i përket hapave konkretë që do të ndërmarrnim, ne po shqyrtojmë lloje të ndryshme të dënimeve që ne do të vendosnim dhe nuk do t’i bëj të ditura publikisht në këtë fazë, por ne po bëjmë me dije për pasojat nëse Navalny vdes”, tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan për CNN-ën.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara së pari do të bashkohen me Bashkimin Evropian dhe demokracitë e tjera në botë, në mënyrë që të vendosin sanksione në përgjigje të faktit se autoritetet ruse përdorën armë kimike kundër Navalnyt, transmeton Telegrafi.


“Së dyti, ne kemi informuar qeverinë ruse se ajo që do të ndodhë me Navalnyn, i cili u burgos, do të jetë përgjegjësia e saj”, tha Sullivan.

Navalny, 44 vjeç, hyri në një grevë urie më shumë se tre javë më parë për të protestuar se autoritetet e burgut nuk e lejuan atë të ekzaminohej nga një mjek privat për shkak të dhimbjes së shpinës dhe humbjes së ndjeshmërisë në këmbët e tij.

Mjeku që ekzaminoi Navalny tha kohët e fundit se gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohej ndjeshëm.

Opozitari rus, i cili u trajtua për helmim me agjent nervor në Gjermani vitin e kaluar, po vuan një dënim me burg prej dy vjet e gjysmë në kampin e burgut Pokrov, rreth 100 kilometra nga Moska. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Amerika
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Amerika
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Putin “zbut fjalët”, tani thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën

Putin “zbut fjalët”, tani thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën

Botë
Ukraina ka arritur 'shumë' në ofensivën në rajonin Kursk të Rusisë, thotë shefi i NATO-s

Ukraina ka arritur 'shumë' në ofensivën në rajonin Kursk të Rusisë, thotë shefi i NATO-s

Botë
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Kalo në kategori