LAJMI I FUNDIT:

Loriana Kuka mposht ukrainasen Turchyn dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Loriana Kuka mposht ukrainasen Turchyn dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka mposhtur ukrainase Anastasiya Turchyn, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Edhe dita e sotme (e diel) ka nisur mirë dhe me fitore për Kosovën në xhudo, ku kësaj radhe krenar po na bënë Loriana Kuka.


Kuka, e cila garon në kategorinë deri 78 kilogramë ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë të zhvilluar ndaj ukrainases, Turchyn.

Xhudistja pejane ka fituar me ‘ippon’ dhe ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kampionati Evropian që po mbahet në Lisbonë.

Në çerekfinale, Loriana do të përballet me austriaken Bernadette Graf.

Kosova e para deri më tani me medalje të fituara në Kampionatin Evropian të xhudos
Lexo po ashtu Kosova e para deri më tani me medalje të fituara në Kampionatin Evropian të xhudos

Ndryshe, Kosova deri më tash në Kampionatin Evropian në Lisbonë i ka fituar tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë dhe kryeson renditjen e shteteve pas ditës së dytë të garave.

Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë dhe Akil Gjakova në atë deri 73 kilogramë kanë fituar të artën, ndërsa Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë të bronztën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori