Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryepalramentari Glauk Kjonufca në ditën e Dëshmorëve të rajonit të Prishtinës bënë sot homazhe tek Kompleksi Memorial në Makoc të Prishtinës.
Osmani e Konjufca derisa kujtuan martirët dhe dëshmorët e kësaj ane kërkuan edhe drejtësi për viktimat, duke theksuar se nuk do të ketë qetësi derisa kriminelët serbë të mos dënohen.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se regjimi gjenocidial serbë nuk kurseu as fëmijët.
Ajo theksoi se ndërgjegjja e popullit nuk do të jetë e qetë derisa nuk do të ketë drejtësi për secilën nga viktimat e luftës në Kosovë.
“Siç e dini sot përkujtohet dita e Dëshmorëve të Prishtinës e në veçanti edhe të martirëve të Gollakut të cilët rreth këtyre datave, pra ndërmjet 19 dhe 23 prillit ishin viktima të regjimit gjenocidal serb, i cili edhe njëherë tregoi mizorin e tij duke mos kursyer edhe fëmijët madje të moshës 7 vjeçare e deri te pleqtë e moshave 98 vjeçare. Edhe sot nga këtu të gjithë së bashku e ngrisim zërin në kërkesën tonë të drejtë, në kërkesën tonë për drejtësi të viktimave të gjenocidit, sepse ndërgjegjja jonë si popull asnjëherë nuk do të jetë e qetë përderisa nuk do të ketë drejtësi për secilën nga viktimat e luftës në Kosovë”, tha Osmani.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e popullit të Kosovës. Konjufca është shprehur se është përgjegjësi e përfaqësueseve të institucioneve të Kosovës që të bëjnë çdo gjë që është e mundur që drejtësia të vihet në vend.
“Në vitin 1999, pra 22 vite më përpara regjimi gjenocidal i shtetit të Serbisë i vrau dhe i ekzekutoi mbi 115 martirë të kësaj treve. Pra ky është akt i qartë i gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës, pra qëllimi ishte shfarosja e popullit tonë meqenëse nuk u kursyen as fëmijët, as gratë e as pleqtë. Çfarë është më e keqja, pas kësaj që ndodhi për 22 vite me radhë nuk ka pas drejtësi për këta martirë që u vranë prej regjimit të shteti serb. Është përgjegjësi e çdo përfaqësuesi institucional të republikës sonë që të bëjë çdo gjë që është e mundur ashtu që drejtësia të vihet në vend. Meqenëse as këta martirë nuk mund të prehën të qetë, e as zemrat e familjarëve që i dhanë më të dashurit e tyre të jenë të qeta përderisa kriminelët të mos e vuajnë dënimin tyre për gjitha këto krime të gjenocidit që kanë kryer në Kosovë”, tha Konjufca.
E para e shtetit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë bërë sot homazhe edhe tek varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.
Osmani po ashtu ka bërë homazhe edhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para