LAJMI I FUNDIT:

Alexei Navalny në grevë urie për 18 ditë, mjekët thonë se ai mund të ‘vdesë brenda ditësh’ nëse nuk i jepet kujdesi mjekësor

Alexei Navalny në grevë urie për 18 ditë, mjekët thonë se ai mund të ‘vdesë brenda ditësh’ nëse nuk i jepet kujdesi mjekësor

Mjekët kanë deklaruar se kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, “do të vdesë brenda ditëve të ardhshme”, nëse nuk i jepet kujdesi mjekësor.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, mjekët potencuan se rezultatet e fundit të testit të gjakut tregojnë se ai mund të pësojë arrest kardiak ose dështim të veshkave në çdo moment.

Navalany ka qenë në një grevë urie për 18 ditë, për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbje akute të shpinës dhe mpirje të këmbës.


Katër mjekë, përfshirë mjekja e tij personale, Anastasia Vasilyeva, iu kanë shkruar zyrtarëve të burgut për të kërkuar leje për ta parë atë urgjentisht.

Në letrën, të cilën Vasilyeva e publikoi në Twitter, ekspertët thanë se kaliumi i Alexei Navalny kishte arritur në “nivele kritike”.

Alexei Navalny, 44-vjeçar, pothuajse vdiq në muajin gusht të vitit 2020, kur u helmua me agjentin nervor Novichok.

Ai akuzon presidentin rus Vladimir Putin se gjoja urdhëroi helmimin e tij, të cilin Kremlini e mohon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Botë
“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

Evropa
Në Florida evakuohen mijëra të burgosur teksa Biden thotë se ky mund të jetë uragani më i keq që ka goditur këtë shtet në 100 vjet

Në Florida evakuohen mijëra të burgosur teksa Biden thotë se ky mund të jetë uragani më i keq që ka goditur këtë shtet në 100 vjet

Amerika
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
“Duhet të largohem nga këtu” – biseda e përgjuar telefonike e ushtarit rus që u dërgua në luftë në Ukrainë

“Duhet të largohem nga këtu” – biseda e përgjuar telefonike e ushtarit rus që u dërgua në luftë në Ukrainë

Evropa
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Kalo në kategori