LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: PDK kërkon nga Kurti që të jap sqarime për dështimin e qëllimshëm të nënshkrimit të kontratës për vaksinat anti-COVID

Tahiri: PDK kërkon nga Kurti që të jap sqarime për dështimin e qëllimshëm të nënshkrimit të kontratës për vaksinat anti-COVID

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit tw Shwndetsisw, Arben Vitia që të sqarohet për dështimin e nënshkrimit të kontratës për furnizimin me vaksinat Pfizer.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri ka thënë se dokumentet e publikuara dje në media, tregojnë qartë dështimin e qeverisë aktuale. Për më tepër, ai ka bërë thirrje që prokuroria të mos bie nën ndikimin e kryeministrit Kurti.


Sipas tij, ajo çfarë u tha mbrëmë nga ministri Arben Vitia është e pamjaftueshme dhe ngjallë më shumë dyshime për sigurimin e vaksinave për imunizim. Në një konferencë për media, Tahiri tha se PDK është duke ndjekur me shqetësim, dështimin e nënshkrimit të kontratës për sigurimin e vaksinave.

“Ky dështim është i qëllimshëm, atë që parë dje nga ministri I Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zyrtarët e qeverisë, ai arsyetim është i paqëndrueshëm. Ne kërkojmë sot nga kryeministri Kurti dhe nga ministri Vitia që të dalin para qytetarëve të Kosovës, të jenë transparent, të jenë të qartë se pse ka dështuar ky furnizim i vaksinave në Republikën e Kosovës. Sot shtetet në botë janë në garë për të siguruar vaksinat, sepse janë në garë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës. Te ne numri i vdekjeve po rritet çdo ditë”, tha Tahiri në konferencë për media.

Publikohen dokumentet që tregojnë mos-nënshkrimin e kontratës nga Arben Vitia për furnizmin me 500 mijë doza të vaksinës Pfizer
Lexo po ashtu Publikohen dokumentet që tregojnë mos-nënshkrimin e kontratës nga Arben Vitia për furnizmin me 500 mijë doza të vaksinës Pfizer

Ai ka shtuar se vetëm prej kohës kur është formuar qeveria e re, kanë vdekur 293 persona. Tahiri tha se pushteti po dështon në sigurimin e vaksinës dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Tashmë një gjë është e qartë që kompanitë të cilat prodhojnë vaksina për COVID-19, ato nuk bëjnë marrëveshje me sekser, ato bëjnë marrëveshje vetëm me shtetin. Dhe nëse dikush mund të sigurojë vaksinë në një vend është vetëm shteti. Jo ndërmjetësues që ndoshta kjo qeveri është duke kërkuar që të sigurojë përmes ndërmjetësuesve. Ju bëjmë me dije që një gjë e tillë është e pamundur “, shtoi ai.

Pas intervistimit të gazetarit nga prokuroria në lidhje me publikimin që thotë se Vitia nuk ka nënshkruar kontratën për sigurimin e vaksinave, Tahiri ka ftuar këtë institucion që të mos bie nën ndikimin e kreut të qeverisë.

“Kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që mos të bie nën ndikimin e kryeministrit Kurti. Pra, sulmi ndaj mediave të lira në Republikën tonë është i papranueshëm. Nxjerrja në pah e dështimeve të Qeverisë së Kosovës, nxjerrja në pah e abuzimeve që mund të ndodhin nga qeveria dhe ministrat e kësaj qeverie janë tepër të rëndësishëm dhe këtë mund ta bëjnë vetëm mediat. Prandaj e dënojmë dhe denoncojmë çfarëdo sulmi që mund të bëhet qoftë nga prokuroria, qoftë nga kryeministri ndaj mediave tona të lira”, ka shtuar shefi i GP-së së PDK-së.

Më tej, ai i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës që sa më parë të mbledh kryesinë për caktimin e datës për diskutimin e kësaj çështje. Thirrje u ka bërë edhe shërbyesve civilë që të nxjerrin në pah parregullsitë dhe shkeljet e qeverisë. /Sh.Pajaziti/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori