LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e listës “Guxo”: Interesi i kujt u synua me zbulimin e kontratave për vaksinat anti-COVID

Deputetja e listës “Guxo”: Interesi i kujt u synua me zbulimin e kontratave për vaksinat anti-COVID
A small shopping basket filled with vials labeled "COVID-19 - Coronavirus Vaccine" and a medical sryinge are placed on a Pfizer logo in this illustration taken November 29, 2020. Picture taken November 29, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/Ilustration

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga lista “Guxo”, Doarsa Kica – Xhelili, ka reaguar pas raportimeve në media se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë Pfizer për furnizim me vaksinat anti-COVID.

Deputetja Kica – Xhelili, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “mediat dijnë të jenë profesionalisht më të përgjegjshme se kaq, dhe nuk preferoj të mendoj se si të tilla nuk kanë mundur ta parashohin dëmin eventual”.

“Prandaj, pyes, interesi i kujt, saktësisht, u synua me këtë zbulim?!”, ka shkruar ajo


Postimi i plotë i deputetes Kica-Xhelili:

“Hajde ta analizojmë veç pak më ndryshe tentativën e mediave të cilat zbulimin e pjesshëm të informatave/kontratave të Ministrisë së Shëndetësisë po e quajnë “kontribut të interesit publik”.

Ja një interpretim i shkurtë potencial i pasojave eventuale të zbulimit.

1. Gjatë negociimeve të marrëveshjeve të ndryshme, sidomos marrëveshje të këtij niveli, gati gjithmonë periudha e negociimit me të gjitha dokumentacionet dhe modalitetet përkatëse janë konfidenciale. Dhe në fakt, zbulimi i këtyre të dhënave nga cilado palë, qoftë edhe i paqëllimshëm (sepse kryesisht pala zbuluese konsiderohet pala nga cila kanë rrjedh pavarësisht nëse rrjedhja ka qenë me ose pa vetëdije, me ose pa qëllim, dhe me ose pa veprim a mosveprim adekuat të mbrojtjes) e rrezikon komplet procesin.

Pse? Sepse kushtet kontraktuale ndryshojne nga shteti në shtet. Nga ofruesi/marrësi i “produktit” te tjetri. Dhe palët negociojnë në mirëbesim duke synuar t’mos hapin qarqe që një X marrëveshje e mëparme apo mëvonshme të shërbej si standard negociimi.

2. Çka për interesin publik? Nuk mohohet absolutisht interesi publik për këtë çështje. Por, ky interes nuk është absolut. Interesi publik duhet të jetë proporcional me pasojat e një zbulimi të tillë. Në qoftë se ti publikon marrëveshje/komunikime konfidenciale, duke e rrezikuar besueshmërinë e institucionit te partneri negociues, je në shpërputhje proporcionale sepse dëmi i rrezikimit të humbjes së partnerit me të cilin po negociohet këtu, është skajshmërisht më i madh se përfitimi nga publikimi i një pjese të përmbajtjes. Theksoj – një pjese -, sepse me asgjë nuk u konfirmua faza e negociimit/nënshkrimit.

3. Në linjë të pikës 2 më sipër, në përputhje me Ligjin 02/L-65 Civil Kunder Shpifjes dhe Fyerjes, interesi publik vjen në pah kur përgjatë publikimit, si standard shërben “qëllimi i mirë” i publikuesit (shiko Nenin 7). Komplet formati i shpërndarjes së “lajmit” në rastin konkret, jep ngjyrim tendencioz sepse rrezikon besueshmërinë mbi aftësinë e institucioneve tona para palës tjetër, lidhur me zbatimin e dispozitave të konfidencialitetit të negociimit, e rrjedhimisht rrezikon vet vaksinat.

Mediat dijnë të jenë profesionalisht më të përgjegjshme se kaq, dhe nuk preferoj të mendoj se si të tilla nuk kanë mundur ta parashohin dëmin eventual.
Prandaj, pyes, interesi i kujt, saktësisht, u synua me këtë zbulim?!”, ka shkruar ajo.

Portali Insajderi ka raporetuar të premten se ‘të enjten, më 15 prill, ministri Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina. Këtë nuk e ka bërë. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.

Portali ka siguruar dosjen e komunikimeve dhe kontratën të cilat zbulojnë neglizhencën e shtetit për të finalizuat marrëveshjen.

Në dosjen e komunikimeve dhe negociatave mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe prodhuesve të vaksinës anti-Covid Phizer dhe BioNtch, përfshirë këtu edhe kontratën e ofruar nga kompania amerikane me të gjitha kushtet që duhet t’i përmbahet Kosova.

Zemaj kishte njoftuar kompaninë Pfizer, se nga data 22 mars ata do të duhet ta kontaktojë, ministrin e ri, Arben Vitinë, pas formimit të qeverisë së re, ku do të jetë i autorizuar për prokurimin dhe negocimin e vaksinave.

“Në të njëjtën kohë, unë gjithashtu kërkoj që pasardhësi im të kontaktojë menjëherë me ju në lidhje me vazhdimin e kontaktit për marrjen e vaksinave të shumëpritura nga ne”, thuhet në një paragraf të emailit të Zemajt dërguar kompanisë në fjalë.

Ndaj raportimit të këtij portali ka reaguar ministri Vitia, i cili në një konferencë shtypi ku ka thënë se lajmi i publikuar për anulimin e vaksinave Pfizer është i pavërtetë.

Vitia ka deklaruar se një lajm i tillë dëmton procesin e negocimit të vaksinave antiCOVID./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori