LAJMI I FUNDIT:

E kishte ngacmuar me mesazhe, punonjësja kineze godet shefin e saj disa herë – i habitshëm reagimi i tij

E kishte ngacmuar me mesazhe, punonjësja kineze godet shefin e saj disa herë – i habitshëm reagimi i tij

Një punëtore qeveritare në Kinë goditi vazhdimisht shefin e saj në fytyrë me një pajisje pastrimidhe i hodhi libra dhe ujë pasi ai dyshohet se e kishte ngacmuar atë me mesazhe.

Pamjet tregojnë se gruaja e re, e njohur vetëm si Zhou, marshon në zyrën e menaxherit të saj në një video të postuar në Weibo e cila është shpërndarë miliona herë që nga e diela, përcjell Telegrafi.

Ndërsa shefi i saj, i identifikuar si Wang, qëndron ulur në tryezën e tij, ajo e godet atë tre herë rreth kokës me pajisjen pastruese, bën pauzë për t’i bërtitur dhe më pas vazhdon përsëri.


Wang thuhet se është zëvendësdrejtor i departamentit të zbutjes së varfërisë në rrethin e Beilin, në Provincën Heilongjiang, sipas medias shtetërore kineze.

Duke folur e zemëruar në telefonin e saj, Zhou kthehet të dalë nga zyra para se të kthehet për të goditur Wang katër herë direkt në fytyrë me pajisjen pastruese.

Shefi i saj përpiqet të kërkojë falje duke thënë se mesazhet e tij ishin vetëm një shaka, por ajo e akuzon atë për sulm.

Ndërsa Wang vazhdon të qëndrojë i ulur në tryezën e tij, ajo i afrohet pjesës së përparme të tryezës dhe përplas atë që duket të jetë një kornizë xhami mbi kokën e tij.

Në mënyrë të pabesueshme, ai mbetet i qetë ndërsa ajo vazhdon të hedhë katër libra në drejtim të tij.

Dhe në një “akt të fundit tërbimi”, ajo merr një enë me ujë dhe ia hedh fytyrës së tij – dhe shtyn monitorin e kompjuterit drejt tij.

Zhou, e cila pretendon se shefi i saj i dërgoi asaj tre herë mesazhe të papërshtatshme paraqiti një raport policie javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një fajkua u ndoq përmes satelitit duke migruar nga Afrika e Jugut në Finlandë - fluturoi më shumë se 10.000 kilometra në 42 ditë

Një fajkua u ndoq përmes satelitit duke migruar nga Afrika e Jugut në Finlandë - fluturoi më shumë se 10.000 kilometra në 42 ditë

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Xhongleri me mollë thyen edhe një rekord Guinness

Xhongleri me mollë thyen edhe një rekord Guinness

Fun
U akuzua se vendosi lëndë shpërthyese me telekomandë për ta hedhur në erë macen – jep dorëheqje këshilltari komunal në Britani

U akuzua se vendosi lëndë shpërthyese me telekomandë për ta hedhur në erë macen – jep dorëheqje këshilltari komunal në Britani

Interesante
Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Leopardi i merr jetën majmunit, por do të prekeni me atë që bëri me të voglin e tij (Video)

Leopardi i merr jetën majmunit, por do të prekeni me atë që bëri me të voglin e tij (Video)

Kalo në kategori