LAJMI I FUNDIT:

“Durrësi i jahteve”, prezantohet projekti i portit 2 miliardë eurosh

“Durrësi i jahteve”, prezantohet projekti i portit 2 miliardë eurosh

Investimi prej 2 miliardë eurosh në portin e ri të Durrësit pritet të përfundojë në vitin 2026. Parashikohet ndërtimi i një porti marinë, me jahte, hotele, qendra tregtare dhe ambiente argëtuese. Këto ishin disa nga detajet që prezantoi nga Durrësi, kryeministri Rama, investori dhe ministrja përgjegjëse.

Ai që do ta bëjë këtë realitet, rrëfen emocionet.

“Unë jam biznesmen por jam biznesmen me emocione. Natyrisht më prek. Unë bëj biznes në shumë vende por rrallë herë gjej njerëz si ju.”, u shpreh Mohamed Alabbar nga kompania “EmaarGroup” e Emiratave të Bashkuara.


Ministrja përgjegjëse, shpjegoi disa prej detajeve të këtij investimi.

“Dy miliardë euro investim të cilat do të shtrihen në një periudhë 5-vjeçaare, dhe do t’i japin jo vetëm Durrësit por gjithë Shqipëerisë një injektim financiar të rritjes ekonomikë së shkallës së jashtëzakonshme.”, deklaroi Balluku, raporton A2.

Kryeministri shpjegoi impaktin që do të ketë ky por në të gjithë zonën përreth edhe përtej Durrësit.

“Do rritet vlera e gjithë pasurive të patundshme në Durrës. Siç do rritet vlera e pasurive të patundshme në Krujë dhe Shijak. Shumë përtej këtij qarkut”, tha Rama.

Por, sipas Ramës, investimet në porte, nuk mbarojnë me Durrësin.

“Brenda qershorit do fillojmë ndërtimin e portit në Vlorë. Ndërkohë që në Sarandë ka filluar të ndërtohet. Ka tre porte turistike. Dhe brenda 2023-s do të fillojmë portën tjetër në Shëngjin. Katër porta nga deti”, tha Rama.

Folësit në këtë prezantim të Ramës në Durrës, e përshkruan si një port marinë, ndër më të mëdhatë në Mesdhe. Ankorimet e jahteve do të jenë pamja më e zakonshme, ndërsa do të ndërtohen apartamente, hotele, qendra tregtare përfshirë ambiente argëtuese. Por më parë, siç parashikohet në projekt, do të rimodelohen rrugët dhe parqet.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori