Deputeti i PDK-së Uran Ismaili ka drejtuar kritika në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë pas paralajmërimeve për zvogëlim të buxhetit për barna esenciale.
Ish-ministri i Shëndetësisë ka thënë se tashmë qytetarët në gjendje të rënduar ekonomike nga pandemia do të përballen më një problem shtesë.
“Paralajmërimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë se Kosova do të përballet me mungesë të barnave në institucionet publike shëndetësore është lajm shumë i keq për shëndetin dhe ekonominë familjare të qytetarëve. Në mungesë të barnave, qytetarët do të duhet të blejnë barnat nga buxheti i tyre familjar, që edhe ashtu është i tejet i rënduar nga pandemia”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.
Ismaili ka bërë edhe një krahasim mes periudhës kur ai ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverisjes së sotme.
“Duke parë shpenzimet e larta të qytetarëve, gjatë udhëheqjes së Ministrisë së Shëndetësisë, kemi rritur vazhdimisht buxhetin për blerjen e barnave. Në vitin 2017 e gjeta këtë buxhet me 25 milionë Euro. Pas shumë konsultimeve, arritëm që në vitin 2019 të rrisim buxhetin për barna në mbi 40 milionë Euro. Ndërsa sot, në kushte pandemie, në kohën kur ky buxhet do të duhej të vazhdonte të rritej, ai ka rënë në rreth 21 milionë Euro”.
Deputeti opozitar thotë se ulja e buxhetit për barna minon përpjekjet për furnizim stabil me barna të institucioneve shëndetësore.
“Ulja drastike e buxhetit për barna për vitin 2021 minon përpjekjet që i kishim bërë për furnizim stabil të institucioneve publike shëndetësore me barna. Më vjen shumë keq që projektimet buxhetore që kishin filluar në 2018 dhe që dhanë rezultat u ndërprenë në krizën më të madhe shëndetësore. Praktikat e mira menaxheriale në shëndetësi duhet të vazhdohen përtej mandateve qeveritare. Sot pres nga qeveria që qytetarëve tanë t’u ofrojë zgjidhje, e jo arsyetime”, deklaroi ndër të tjera Uran Ismaili./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje