LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 21 numri i zëvendësministrave në Qeverinë Kurti

Shkon në 21 numri i zëvendësministrave në Qeverinë Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe dy zëvendësministra.

Kurti të sapo emëruarve iu ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:


Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë;

Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra.