LAJMI I FUNDIT:

Doktorit të Podujevës, që u arrestua të enjten i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Doktorit të Podujevës, që u arrestua të enjten i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Kryesindikalisti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Sheqir Maliqi ka thënë se doktori Ibrahim Hoti nuk është mirë me shëndet dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e QKMF-së në Podujevë.

Ai tha se nëse gjendja e mjekut Hoti nuk përmirësohet do ta dërgojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)


“Prej orës 8:30 është duke u trajtuar me terapi. Tash për momentin ishin duke ia dhënë infuzionin, e nëse nuk përmirësohet do ta dërgojnë në QKUK. Njeriu që tri dekada ka dhënë çdo gjë për këtë vend”, ka thënë ndër të tjera Maliqi.

Mjekët në Podujevë kërkojnë lirimin e kolegut të tyre Ibrahim Hoti
Lexo po ashtu Mjekët në Podujevë kërkojnë lirimin e kolegut të tyre Ibrahim Hoti

Maliqi gjatë ditës kishte organizuar një protestë për lirimin e mjekut Ibrahim Hoti.

Pas organizimit të protestës, Maliqi është dënuar me dy gjoba, një nga Inspektorati Sanitar  si dhe nga Policia e Kosovës, për organizimin e protestës kundër arrestimit të mjekut pulmolog, Ibrahim Hoti.

FSSHK-ja kërkon nga organet e rendit lirimin e doktorit nga Podujeva: Është për të ardhur keq si trajtohen mantelbardhët
Lexo po ashtu FSSHK-ja kërkon nga organet e rendit lirimin e doktorit nga Podujeva: Është për të ardhur keq si trajtohen mantelbardhët

Sheqiri ka thënë se Policia e Kosovës e ka dënuar me 50 euro, ndërsa Inspektorati me 200 euro.

“Pas takimit me kryetarin, policia kanë ardh e më kanë marr. Më kanë çuar në stacion policorë…. Më thanë që është e ndaluar të bëhen organizime të tillë. E unë ju thash është e ndaluar edhe mjeku jonë me u trajtu në këtë mënyrë. Po them me sinqeritet është një nga mjekët më me nivel në komunën tonë ”, ka thënë Maliqi.

Ndryshe sot mjekët e QKMF-së në Podujevë kanë protestuar kundër arrestimit të mjekut Ibrahim Hoti. Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të pulmulogut Hoti.

Për këtë kanë reaguar edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të cilët kanë bërë thirrje për lirimin e doktor Hotit.

Ndryshe, të enjten ka qarkulluar një video nëpër rrjete sociale ku shihej doktori në Podujevë duke refuzuar ta kontrollojë pacientin e moshuar, madje në një moment ai kërkon nga familjari i tij që të dalin jashtë QKMF-së, duke ia hapur derën. Pas refuzimit të dhënies së ndihmës ai është suspenduar nga puna dhe më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori