LAJMI I FUNDIT:

FSSHK-ja kërkon nga organet e rendit lirimin e doktorit nga Podujeva: Është për të ardhur keq si trajtohen mantelbardhët

FSSHK-ja kërkon nga organet e rendit lirimin e doktorit nga Podujeva: Është për të ardhur keq si trajtohen mantelbardhët

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga organet e rendit që ta lirojnë doktorin e arrestuar të enjten në Podujevë, pas një video incizimi të publikuar në rrjete sociale dhe në mediume.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se është për të ardhur keq se si trajtohen mantelbardhët, të cilët siç thuhet në njoftim janë të lodhur nga puna e tyre.


Ndalohet për 48 orë doktori i cili dyshohet se nuk i dha ndihmë të moshuarit në Podujevë
Lexo po ashtu Ndalohet për 48 orë doktori i cili dyshohet se nuk i dha ndihmë të moshuarit në Podujevë

“FSSHK-ja e indinjuar thellë pas arrestimit të mjekut të respektuar nga Podujeva Dr. Ibrahim Hoti kërkon nga organet e rendit që ta lirojnë të njëjtin nga ndalimi prej 48 orësh pas një video incizimi të publikuar në mediume. Është për të ardhur keq se si trajtohen në mënyrë më të keqe të mundshme mantelbardhët, të cilët tashmë janë të stërlodhur”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, tutje sipas njoftimit FSSHK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm dhe ndjekjen e procedurave për zbardhjen e ngjarjes.

Suspendohet nga puna doktori nga Podujeva që refuzoi pacientin e moshuar
Lexo po ashtu Suspendohet nga puna doktori nga Podujeva që refuzoi pacientin e moshuar

“Po ju rikujtojmë se Dr. Ibrahim Hoti nuk është kriminel dhe nuk paraqet rrezik për shoqërinë, përkundrazi gjatë gjithë kohës së pandemisë COVID-19 ka shërbyer në mënyrë të ndershme dhe me profesionalizëm, për aq sa ka pasur mundësi. FSSHK është në përkrahje të plotë të punëtorëve shëndetësor në QKMF-Podujevë dhe veprimeve të tyre sindikale, por kërkon që edhe ata të cilët kanë marr vendime të tilla të japin arsyet e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndryshe edhe Oda e Mjekëve të Kosovës u ka bërë thirrje autoriteteve të hetuesisë dhe nivelit komunal të Komunës së Podujevës që para se të ndërmarrin veprime spektakolare duke arrestuar një mjek pa respektuar procedurat verifikuese mbi  respektimin e protokolleve mjekësore të bëjë lirimin e menjëhershëm të doktor Hotit deri në verifikimin e rastit.

Ndërkaq, edhe mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, sot ditën e kanë filluar me protestë për lirimin e doktor Hotit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori