LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Joe Biden vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Administrata e presidentit, Joe Biden vendosi të enjten sanksione të reja ndaj Rusisë dhe dëboi personelin diplomatik në një përgjigje të ndërhyrjeve në zgjedhje dhe sulmeve kibernetike.

“Presidenti Biden nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv sanksionesh që siguron autoritete për të demonstruar vendosmërinë e Administratës për t’iu përgjigjur dhe parandaluar fushatën e plotë të veprimtarive të huaja të dëmshme të Rusisë”, tha Shtëpia e Bardhë në një njoftim për shtyp.

Si pjesë e njoftimit, SHBA-ja emëroi zyrtarisht Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Ruse si forca që qëndron pas sulmit SolarWinds që preku qeverinë federale dhe pjesët e gjera të sektorit privat, transmeton Telegrafi.

Këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan tha për CNN-ën se qëllimi i Bidenit është “të japë një përgjigje të konsiderueshme dhe të besueshme, por jo të përshkallëzojë situatën”.


Biden beson se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin duhet të mbajnë një takim “për të diskutuar të gjitha çështjet me të cilat përballen marrëdhëniet tona”, tha Sullivan.

Administrata e Bidenit gjithashtu ka vendosur ta mbajë ambasadorin amerikan të emëruar nga ish-presidenti Donald Trump me punë në Moskë, John Sullivan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Kalo në kategori