LAJMI I FUNDIT:

Sarri shihet si pasues i Mourinhos, do të takohet me drejtuesit e Tottenhamit në Londër

Sarri shihet si pasues i Mourinhos, do të takohet me drejtuesit e Tottenhamit në Londër

Ish-trajneri i Napolit, Chelseat dhe Juventusit, Maurizio Sarri vazhdon të jetë i lidhur me Tottenham Hotspur, pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit londinez.

Sipas Gazzetta dello Sport, Tottenhami mund të takohet me Sarrin javën e ardhshme për të zhvilluar bisedime mbi mundësinë e zëvendësimit të Jose Mourinhos.


Sarri është pa klub pasi u shkarkua nga Juventusi dhe raportet në Itali këtë javë pretenduan se ai ishte në rrugë për të marrë drejtimin e Spurs.

Shkarkimi i Sarrit i kushtoi Juventusit plot 17 milionë euro
Lexo po ashtu Shkarkimi i Sarrit i kushtoi Juventusit plot 17 milionë euro

Është sugjeruar që skuadra e Ligës Premier dëshiron të zhvillojë bisedime mbi mundësinë e punësimit të tij.

Bisedimet midis klubit dhe Sarrit mund të zhvillohen në Londër që në javën e ardhshme me kryetarin e Spurs, Daniel Levy, i cili është duke peshuar mundësitë e tij për vendin e nxehtë menaxherial.

Raportohet gjithashtu se Tottenham fillimisht ishte i interesuar për të punësuar Sarrin në verën e vitit 2018, kur ai u largua nga Napoli për të marrë detyrën në Stamford Bridge.

Sarri, 62 vjeç, thuhet se është i vetëdijshëm për interesin e Tottenham ndërsa ai mendon për një kthim në menaxhim pas pauzës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori