Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi sot ka bërë të ditur se kanë anuluar tenderin me vlerë 44 milionë euro, për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024.
Durmishi ka bërë të ditur se është anuluar edhe vendimi që parashihte privatizimin e shërbimit të patentë shoferëve.
“Arsyeja e kësaj konference është për të njoftuar opinionin publik për dy vendime të cilat i kemi marrë si Ministri ditën e djeshme. E para ka të bëjë më anulimin e procedurës së prokurimit për projektin: “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021/2022, 2022/2023 dhe 2023/2024”. Vlera e parashikuar e këtij projekti është 44 milionë euro”, tha Durmishi.
Ai tha se janë dy arsye pse e kanë anuluar këtë procedurë në këtë fazë.
“E para ka të bëjë me atë se ky projekt parashihet që të jetë kontratë kornizë tri vjeçare dhe nuk mund ta ndryshojmë më pasi të lidhen kontratat. Ne jemi të interesuar që të bëjmë ndryshime edhe në pozicione të paramasës e po ashtu edhe në kriteret teknike.
Në vitet e fundit kemi një zhvillim të hovshëm të teknologjisë së ndërtimit të rrugëve prandaj ky zhvillim duhet të jetë prezent edhe në rrugët tona. Kjo është arsyeja e parë që ne do të intervenojmë në pozicionet e paramasës në mënyrë që edhe mirëmbajtja të jetë shumë më cilësore në vitet në vazhdim ashtu siç do të jetë shumë më cilësor secili investim në të ardhmen.
Pra ne jemi të interesuar që rrugët tona të jenë më të sigurta duke përdorur teknologjinë më të avancuar për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre”, tha zëvendësministri.
Sipas tij, arsyeja e dytë ka të bëjë me kriteret teknike të cilat duhet t’i ndryshojnë në mënyrë që të ketë gjithëpërfshirje dhe konkurrencë më të madhe në mes kompanive.
“Kriteret do të jenë të tilla që të kenë mundësi më shumë kompani të marrin punë dhe jo siç ka ndodhur në të kaluarën kur paraprakisht është ditur se cilat kompani do të fitojnë. Tani kjo praktikë shumë e keqe që është vendosur nga qeveritë e kaluara dhe ministrat e kësaj ministrie do të ndryshoj përfundimisht!”.
Zëvendësministri Durmishi ka folur edhe rreth që parashihte privatizimin e shërbimit të patentë shoferëve.
“E dyta ka të bëjë me shfuqizimin e vendimit nr 5430 të datës 21 maj 2019 dhe vendimin nr 3992 të datës 1 qershor 2020 për themelimin e ekipit të kualifikuar për realizimin e aktiviteteve përgatitore, implementimin dhe menaxhimin e projektit për dhënie me Partneritet Publiko-Privat të ‘Shërbimit të testimit të kandidatëve për shofer, ndërtimin, funksionalizimin dhe operimin me objektet e Qendrave për Patentë Shofer’”, tha ai.
Me këtë sipas tij, është shfuqizuar vendimi që parashihte privatizimin e shërbimit të patent-shoferëve dhe objektet e qendrave për patentë shofer.
“Nëse nuk e kemi gjendjen e mirë në sektorin e patentë-shoferëve duhet që ta sanojmë gjendjen dhe ta përmirësojmë atë sektor. Ne i kemi bërë veprimet e para menjëherë duke i dhënë prioritet dhe tani jemi në fazën e finalizimit të E-testimit për kandidatët për patentë shofer. Brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore do ta funksionalizojmë E-testimin pasi që softwerin e kemi dhe kompjuterët dhe pajisjet e tjera të nevojshme do t’i kemi ditëve në vijim.
E – testimi e rregullon dukshëm mbarëvajtjen e procesit të testimit sepse eliminohet faktori ‘njeri’ në këtë proces e rrjedhimisht eliminohen keqpërdorimet eventuale. Gjithashtu po punojmë që edhe qendrat regjionale të modernizohen me pajisje sa më parë që është e mundur”.
Durmishi më tej tha se këto dy veprime i kanë ndërmarrë për ndërprerje të keqpërdorimeve dhe praktikave korruptive dhe kanë për qëllim edhe rritjen e sigurisë së qytetarëve në rrugë dhe komunikacion.
“Pra në njërën anë po synojmë përmirësimin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve dhe në anën tjetër pajisja me patentë shofer të bëhet në baza meritore e jo korruptive”, tha ai.
Zëvendësministri bëri të ditur se janë në fazën e analizimit të shumë vendimeve që janë marrë në ministri muajve të fundit dhe shumë prej tyre do të anulohen ditëve në vijim.
“…pra ato vendime që nuk janë në përputhje me ligjin apo vendimet që nuk kanë asnjë mbulesë financiare e që ka shumë të tilla. Ka vendime që janë nënshkruar edhe ditën e fundit, pra ditën kur është votuar qeveria e re, vetëm se në vendim nuk shkruan ora dhe nuk dihet a është nënshkruar vendimi para apo pas votimit të qeverisë së re”, tha zëvendësministri Durmishi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama