LAJMI I FUNDIT:

Plank anësor: Një ushtrim për bark të sheshtë që mund të bëhet në shtëpi

Plank anësor: Një ushtrim për bark të sheshtë që mund të bëhet në shtëpi

Sa më të fortë të jenë muskujt e barkut, aq më shumë ky ushtrim zvogëlon dhimbjen e shpinës

Fuqia e muskujve të barkut dhe të shpinës, si dhe muskujt anësorë të barkut ndërtohen me këtë rezistencë.

Shtrihuni në anën e djathtë të trupit tuaj, në një vijë të drejtë, me këmbët të shtrira njëra mbi tjetrën, të bashkuara.


Krahu është shtrirë, koka mbështetet mbi të. Supet, ijët dhe këmbët janë në të njëjtën linjë, transmeton Telegrafi.

Tani ngrihuni, vendosni bërrylin nën supe (në përputhje me shpatullën tuaj), ndërsa ngrini ijët nga dyshemeja me forcën e muskujve tuaj të barkut.

Ndërsa bëni plankun anësor, mbështetja është në parakrah dhe këmbë. Ju duhet ta përsërisni këtë ushtrim në të dy anët e trupit.

Koha dhe numri i përsëritjeve janë të njëjta si në rastin e një planku të zakonshëm.

/Telegrafi/