Është mbajtur takimi i Komisionit të Grantit të Performancës Komunale në përbërje të përfaqësuesve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Agjencisë Suedeze, Ambasadës Norvegjeze, Zyrës Kombëtare të Auditimit, BIRN dhe INPO.
Në njoftim thuhet se takimi i Komisionit të Grantit është hapur dhe kryesuar nga zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të MAPL-së, Trim Berisha, ndërkaq në fjalën hyrëse u adresua ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili theksoi se ndarja e grantit për komunat është e një rëndësie të veçantë, duke marrë parasysh nevojat e komunave si dhe ngritjen e performacës komunale në ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe më cilësore për qytetarët.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi potencoi se tani është koha adekuate që të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin me donatorët dhe akterët e përfshirë. Mbështetja e MAPL-së do të jetë e vazhdueshme dhe në pajtueshmëri me donatorët.
Drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Katharina Stocker theksoi se ky takim dëshmon përkushtimin e përbashkët të të gjitha palëve me qëllim që të kemi një proces transparent dhe të qëndrueshëm.
Në këtë takim nga Komisioni Teknik u prezantua Raportin i ri-vlerësimit të performancës komunale 2019, i cili pas diskutimit të përbashkët nga të pranishmit u aprovua në parim nga Komisioni i Grantit të Përformancës.
Pas aprovimit në parim të raportit të gjitha Komunat do të njoftohen me rezultatet e tyre, ndaj të cilave mund të parashtrojnë ankesë brenda 7 ditëve.
Me përmbylljen e këtij procesi, do të nënshkruhen marrëveshjet e Mirëkuptimit me Komunat përfituese në vlerë të përgjithshme 4,350,000. Euro, për projekte kapitale në dobi të qytetarëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!