LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri feston 32 vjetorin e lindjes, befasohet nga DJ Geek me një festë surprizë në orët e para të ditëlindjes

Dafina Zeqiri feston 32 vjetorin e lindjes, befasohet nga DJ Geek me një festë surprizë në orët e para të ditëlindjes
Foto: DJ Geek/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 32-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë, kolegët e familjarët e saj.


Dafinën e pritën befasi të këndshme që në orët e para të datës 14 prill, ku i dashuri i saj, DJ Geek, kishte përgatitur një festë surprizë për të.

Dafina Zeqiri feston 32-vjetorin e lindjes (Foto: Xhani Demika/Instagram)

Ai kishte organizuar një festë në oborrin e shtëpisë, ku ishte shkruar me të madhe numri 32, ndërsa ishin vendosur edhe fishekzjarre.

Ka qenë Dafina ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video nga befasia e këndshme, ndërsa falënderoi publikisht të dashurin e saj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Faleminderit i dashur për befasinë”, shkroi këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë, Geek u kujdes edhe për një urim të veçantë për të dashurën e tij, duke publikuar disa fotografi të ëmbla të çiftit në rrjetin social Instagram.

“Urime ditëlindjen e dashur”, shkroi ai, ndërsa nuk munguan edhe urimet e shumta nga ndjekësit në hapësirën për komente. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DJ GEEK (@djgeek)

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori