LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj i reagon Gërvallës: Në mbledhjet e OKB-së nuk flitet për krim e korrupsion

Kadrijaj i reagon Gërvallës: Në mbledhjet e OKB-së nuk flitet për krim e korrupsion
Foto: Arkiv

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se në Këshillin e Sigurimit kur flitet për Kosovën, përfaqësuesi i Kosovës duhet të flas për interesa shtetërore e jo për temat e brenda shtëpisë.

Kadrijaj, përmes një postimi në Facebook, tha se njerëzit dhe familjet e sakrificave gjithmonë do kenë respekt dhe nderimin e popullit por askujt nuk i falen gabimet dhe shkarjet në raport me mbrojtjen e interesave të shtetit.

Postimi i plotë i deputetes Kadrijaj:


“Në Këshillin e Sigurimit kur flitet për Kosovën, përfaqësuesi i Kosovës duhet të flas për interesa shtetërore e jo për tema te brendshme brenda shtëpisë.

Njerëzit dhe familjet e sakrificave nacionale gjithmonë do ta gëzojnë respektin dhe nderimin e popullit por kjo askënd nuk e fal nga gabimet dhe shkarjet në raport me mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave shtetërore.

Nuk flitet për krim e korrupsion ne mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, por flitet për realitetin që daton nga 17 shkurti 2008.

Dhe krejt në fund, unë nuk jam terroriste (sipas pretendimeve të Serbisë) por qytetare e Kosovës dhe ish-luftëtare e lirisë që e kam kryer detyren me nder për vendin tim, e të paktën këtu unë dhe qindra e mijëra luftëtarë lirie kemi prit mbrojtje dhe jo heshtje nga kryediplomatja e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Kadrijaj.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara tha se në Kosovë do të bëhet reformë në drejtësi, investime dhe se do të ketë sundim të ligjit, duke shtuar se këtë e kanë kërkuar qytetarët me votën e tyre.

“Raporti i UNMIK është vetëm një javë pas krijimit të Qeverisë sonë të re. Shumica ka votuar që të çlirojë veten nga korrupsioni dhe krimi. Jemi në një udhëtim për të përmbushur vullnetin dhe kërkesat e popullit tonë, për ta bërë vendin tonë të ri plotësisht të njohur ku sundimi i ligjit dhe demokracia funksionojnë”, tha ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori