LAJMI I FUNDIT:

Nuk e deklaroi pasurinë, ngritët aktakuzë ndaj Drejtoreshës për Arsim në Komunën e Prizrenit

Nuk e deklaroi pasurinë, ngritët aktakuzë ndaj Drejtoreshës për Arsim në Komunën e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër XH.TH.V. e cila në cilësinë e Drejtoreshës për Arsim në Komunën e Prizrenit si zyrtare e lartë publike nuk ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se përkundër se XH.TH.V i është vazhduar afati ajo nuk ka deklaruar të ardhurat e saj, transmeton Telegrafi.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës Xh.TH.V. në cilësinë e Drejtoreshës për Arsim në Komunën e Prizrenit si zyrtare e lartë publike, e kualifikuar sipas nenit 1 (par. 1.1.11) të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtareve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë personat Zyrtar, nga data 01.03.2020 deri më datë 31.03.2020, afat i cili është vazhduar deri më 19 qershor 2020, nuk e përmbush detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose të detyrimeve financiare, për vitin paraprak 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në afatin e paraparë me ligj të veçantë. Edhe pse disa herë ishte njoftuar në lidhje me këtë obligim ligjor, e po ashtu në formularin për deklarim të pasurisë nr. 09000, datë 25.06.2020 edhe pse i dorëzuar me vonesë, nuk i deklaron të ardhurat personale të realizuara nga paga mujore që e ka marr si zyrtare e lartë publike për periudhën raportuese 2019”, thuhet në njoftimin e bërë nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.


Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime, e akuzuara Xh.TH.V., ka përmbushur elementet e veprës penale nga neni 430 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e akuzuara të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori