LAJMI I FUNDIT:

Rusia pezullon fluturimet me Turqinë deri më 1 qershor

Rusia pezullon fluturimet me Turqinë deri më 1 qershor

Rusia ka pezulluar përkohësisht fluturimet e rregullta dhe ato çarter me Turqinë.

Duke folur në një video-konferencë me anëtarët e tjetër të qeverisë, zv/kryeministrja ruse, Tatyana Golikova, tha se pezullimi vjen për shkak të shqetësimeve me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe se do të zgjasë nga 15 prilli deri më 1 qershor.

Golikova shtoi se fluturimet do të rinisin nëse zhvillimet e pandemisë tregojnë një trend pozitiv, raporton aa.


Ajo po ashtu tha se agjencitë e udhëtimit u rekomanduan të ndalojnë shitjet e turneve në Turqi dhe në Tanzani të Afrikës Lindore, ku fluturimet po ashtu janë pezulluar.

Megjithatë, njoftoi zv/kryeministrja ruse, dy fluturime të rregullta në javë midis Stambollit dhe Moskës do të vazhdojnë shërbimin.

Shërbimet e fluturimit për shtetasit rusë që punojnë në projektin e centralit bërthamor Akkuyu në provincën jugore turke Mersin po ashtu do të vazhdojnë.

Golikova shtoi se autoritetet ruse do të ndjekin nga afër situatën me COVID-19 në Turqi dhe Tanzani dhe sipas nevojës do të ndërmarrin hapa.

Në trend Botë

Më shumë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Kalo në kategori