LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeth nuk do të abdikojë pas vdekjes së Princit Philip

Mbretëresha Elizabeth nuk do të abdikojë pas vdekjes së Princit Philip

Edhe pse shumë britanikë presin që Mbretëresha Elizabeth II-të të heqë dorë nga froni pas vdekjes së Princit Philip dhe t’ia lërë atë Princit Charles, kjo nuk do të ndodhë.

Pas vdekjes së Princit Philip, ish-kryeministri, John Mayor theksoi se Mbretëresha do të jetë shumë e vetmuar, , shkruan theguardian.

“Nuk ka shumë njerëz për të cilët ajo mund të hapë zemrën e saj, me të cilët ajo mund të jetë plotësisht e sinqertë dhe t’i zbulojë sekretet e saj të mëdha asaj. Deri më tani ajo mund të mbështetej te Filipi dhe ai ishte personi që e ndihmonte gjithmonë të përballej me probleme”, tha ai.


Ekspertët mbretërorë kanë theksuar se mbretëresha nuk ka ndërmend të heqë dorë nga froni dhe arsyeja kryesore për këtë është fakti se këtë betim ia kishte dhënën Zotit kur u kurorëzua.

Mayor gjithashtu tha se mbretëresha do të festojë 70 vjet në fron vitin e ardhshëm, i cili është një jubile shumë i rëndësishëm, “Është një mundësi e mrekullueshme për të festuar. Ne kemi nevojë për një mbretëreshë me shumë përvojë dhe Mbretëresha Elizabeth ende po bën të gjitha detyrat e saj me sukses”.

Ai shtoi se humbja e burrit të saj do të kishte pasoja në jetën private të Mbretëreshës, por gjithashtu se ai ishte i sigurt se nuk do të ndikonte aspak në punën e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori