Anëtari i Kryesisë së LVV-së, Arbër Zaimi ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama lidhur me premtimin e tij për të dhuruar vaksina antiCOVID-19 për Kosovën.
Zaimi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Rama i premtoi Kosovës 11 mijë vaksina të Pfizer, por në momentin kur Albin Kurti erdhi në Qeveri, Rama dëshiroi që t’i dhuronte Kosovës vaksina kineze.
“Premtoi se 11.000 vaksina Pfizer do i ndante si ndihmë për Kosovën. Me ardhjen e qeverisë Kurti, u kërkua që këto vaksina të jepeshin, pra thjesht të mbahej fjala. Rama prapë e përdori për fushatë, doli në Rrogozhinë dhe tha “më thirri Albini më kërkoi vaksina, po normal që do i japim, po këto s’bëhen duke fjetur” e pallavra të tilla. Puna është se Rama flet e bën fushatë, por vaksinat Pfizer i kishte harxhuar. Dhe deshi të jepte kinezet. Kinezet Kosova nuk i pranon dot për të njëjtën arsye që edhe Rama nuk i pranonte deri para një muaji, pra për shkak të moscertifikimit nga EMA dhe FDA. Po të ishte e mundur të pranoheshin vaksinat kineze në Kosovë, do ishin blerë me kohë, pa pritur gjestet fushatore të Ramës”, ka shkruar Zaimi.
Postimi i plotë:
Rrena: Albin Kurti bllokoi kufirin Kosovë-Shqipëri
Deri para një muaji, në shumë debate televizive ku isha vetë prezent, zyrtarët e lartë të shëndetësisë së Ramës shpallnin se nuk marrin dot vaksina ruse e kineze, për shkak se këto nuk kishin certifikimin e agjensive si EMA evropiane apo FDA amerikane.
Tani pas një muaji, jo se e mori certifikimin sputniku e sinovaksi, thjesht Rama u dorëzua dhe pranoi paaftësinë e vet për të siguruar vaksina të certifikuara. Si zakonisht fajin ia hodhi tjetërkujt, fajin pra na e paska Evropa që s’do shqiptarët dhe jo ky që as di të negociojë e as të punojë për vendin e vet (rrjedhojë e kësaj logjike është se shqiptarët na i dashka Kina e Rusia…!). Dhe vendosi të bëjë fushatë me jetët e njerëzve të trembur nga pandemia, të cilën sipas çdo parametri e ka administruar më keq se kudo në Evropë (më pak teste, më pak vaksina, më pak shtretër ICU, më pak ndihmë ekonomike etj. për frymë se çdo vend evropian – përjashto Kosovën e administruar nga partneri i Ramës, Avdulla Hoti).
Rama mandej vendosi të tregohet edhe patriot. Premtoi se 11.000 vaksina Pfizer do i ndante si ndihmë për Kosovën. Me ardhjen e qeverisë Kurti, u kërkua që këto vaksina të jepeshin, pra thjesht të mbahej fjala. Rama prapë e përdori për fushatë, doli në Rrogozhinë dhe tha “më thirri Albini më kërkoi vaksina, po normal që do i japim, po këto s’bëhen duke fjetur” e pallavra të tilla. Puna është se Rama flet e bën fushatë, por vaksinat Pfizer i kishte harxhuar. Dhe deshi të jepte kinezet. Kinezet Kosova nuk i pranon dot për të njëjtën arsye që edhe Rama nuk i pranonte deri para një muaji, pra për shkak të moscertifikimit nga EMA dhe FDA. Po të ishte e mundur të pranoheshin vaksinat kineze në Kosovë, do ishin blerë me kohë, pa pritur gjestet fushatore të Ramës.
Enturazhi i Ramës duke qenë i paaftë për të shpjeguar se pse Rama ndryshoi mendim dhe pse po pranon vaksinat kineze, pa patur qytetarinë për të trajtuar efektet shëndetësore të këtyre vaksinave te qytetarët apo ato gjeopolitike për shqiptarët, filloi valën e shpifjeve, deri edhe me shkrime, kinse Albin Kurti mbylli kufijtë me Shqipërinë që të ndalë njerëzit prej marrjes së vaksinave. Kjo është rrenë e pastër. Kufijtë Shqipëri-Kosovë janë të hapur dhe njerëzit hyjnë e dalin lirisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova