LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha vjen me mesazh motivues për ata që vuajnë nga shëndeti mendor: Mbajeni kokën lart, zemra juaj po e kalon këtë

Bebe Rexha vjen me mesazh motivues për ata që vuajnë nga shëndeti mendor: Mbajeni kokën lart, zemra juaj po e kalon këtë
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është treguar gjithmonë e hapur me fansat sa i përket problemeve të saj me shëndetin mendor.

Ajo e ka pranuar publikisht se është bipolare dhe se në të kaluarën është trajtuar me ilaçe të ndryshme kundër depresionit dhe ankthit.

Shumë nga këngët e saj, kanë pikërisht temën e shëndetit mendor dhe një nga hitet më të mëdha në karrierën e saj “I’m a mess”, fliste pikërisht për këtë çështje.


Rexha e cila ka një ndjekje të madhe nga fansat e saj në rrjetet sociale, ka shfrytëzuar rastin që së fundmi t’iu dërgojë një mesazh motivues të gjithë atyre që në këto momente po vuajnë nga ankthi, depresione apo sëmundje të tjera të këtij lloji.

Kush është i dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari dhe sa janë të hyrat e saj vjetore?
Lexo po ashtu Kush është i dashuri i Bebe Rexhës, Keyan Safyari dhe sa janë të hyrat e saj vjetore?

Në një video nga shtëpia e saj, me një dukje të thjeshtë dhe pa makijazh, 31-vjeçarja u bëri thirrje të gjithë atyre që e shikojnë këtë video, që të ndalen për pak minuta dhe të mos mendojnë për atë se çfarë po kalojnë.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Hej, mos mendo në çfarë po kalon, asgjë për të cilën nuk flet. Zemra juaj po merret me të për javë, muaj apo edhe vite, dhe ju bën të shqetësuar, të dëshpëruar, të vetmuar ose të irrituar. Ti po e kalon këtë, sepse ti gjithmonë e bën, kështu që mbaje kokën lart, merr frymë thellë dhe kalo një ditë të bukur”, ka qenë mesazhi i këngëtares shqiptare përgjatë kësaj video.

Postimi i saj është shoqëruar me komente të shumta pozitive nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok – ku ajo edhe e publikoi videon në fjalë.

Ndërkohë, për sa i përket muzikë, Rexha është në prag të lansimit të albumit të dytë në karrierën e saj, i cili do të jetë i gatshëm për fansat brenda pak muajve. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Kalo në kategori