LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Zvicra është një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës

Konjufca: Zvicra është një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës.


Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast të dyja palët kanë theksuar nevojën e zbatimit të masave mbrojtëse dhe se kjo situatë kërkon solidaritet, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike.

Kryetari i Kuvendit, Konjufca, ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme, gjithashtu ka shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Konjufca ka falënderuar ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, që nga periudha e paraluftës e në vazhdimësi si dhe ka theksuar se shteti zviceran është një vend mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori