LAJMI I FUNDIT:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri në Prizren, akuzohet për mashtrim

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri në Prizren, akuzohet për mashtrim

Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë ndaj të pandehurit R.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: mashtrimi nga neni 323 par.1 i të  Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“Me datë 03 prill, në Prizren, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, i pandehuri R.S., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron të dëmtuarin H.Z., dhe me këtë e nxitë atë që të veproj në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që i pandehuri R.S., takohet me të dëmtuarin dhe gjatë bisedës i pandehuri  i thotë të dëmtuarit se mund të rregulloj dokumentacion rreth çështjes së pensionit të të dëmtuarit, e pastaj i dëmtuari duke besuar fjalëve të pandehurit, ia jep para në shumën prej dyqindenjëzetenjë (221) euro, me qëllim të rregullimit të dokumentacionit, por i pandehuri pasi që i merr këto shuma të parave, më nuk lajmërohet dhe as nuk e rregullon çështjen e dokumentacionit të pensionit, këso dore i pandehuri R.S.,  dyshohet të ketë kryer veprën penale të mashtrimit”.


Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se masa e paraburgimit për këtë fazë është e domosdoshme dhe janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit.

Gjithashtu Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh edhe faktin se i i pandehuri R.S., nga data baza e policisë shihet se i ka të hapur 14 raste, ku 8 raste pikërisht janë për veprën penale të mashtrimit, e që tregon se është i padisiplinuar dhe i papërmisueshëm, andaj kjo tregon rrezikun se i njëjtit po që se do të gjenden në liri mund të përsërisë veprën penale të natyrës së njëjtë si dhe të ndikojë në mënyrë negative në ambientin dhe rrethin ku jeton si dhe më gjer.

Nga të lartëcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se masa e paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori