Për të diskutuar gjendjen aktuale në arsim dhe hapat që do të ndërmerren është mbajtur sot një takim virtual, ku kanë marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zyrtarë të Ministrisë dhe drejtorët komunal të arsimit.
Në njoftim thuhet se Nagavci i ka njoftuar drejtorët e arsimit për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të procesit mësimor, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reja anti COVID-19, sipas të cilit prej datës 12-16 prill 2021, mësimi me praninë fizike të fëmijëve në institucionet edukative arsimore do të organizohet për edukimin e hershëm dhe arsimin fillor, që përfshinë:
Niveli zero (çerdhet dhe kopshtet), klasa përgatitore që mbajnë mësim në shkolla fillore, si dhe klasat 1 deri 5, duke respektuar rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen nga COVID-19.
Ndërkaq, për klasat 6 deri 9 nga shkollimi i mesëm i ulët, si dhe klasat 10 deri 12 nga shkollimi i mesëm i lartë, mësimi do të mbahet me platformat online, ku edhe duhet të realizohen përgatitjet e duhura për periudhën e tretë të vitit shkollor 2020/2021.
Komunat kërkuan që të shqyrtohet mundësia e organizimit të mësimit sipas specifikave dhe rekomandimeve të Task Forcave Komunale.
Komunat shprehën edhe shqetësimin për tërheqjen e mjeteve nga buxheti i komunave prej përmbaruesve privat, duke u thirr në obligime të Kontratës Kolektive.
Në njoftim thuhet se shqetësim tjetër është që DKA-të, nuk po arrijnë të kryejnë obligimet e parapara sipas Master Planit për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie, ku ndër të tjera përfshihet edhe mirëmbajtja, dezinfektimi dhe pastërtia, pasi buxhetin prej 5 milionë euro, qeveria e kaluar e ka shfrytëzuar për pagesën shtesë të mësimdhënësve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'