LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Bayern Munich – Paris Saint-Germain

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Bayern Munich – Paris Saint-Germain

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain do të luajnë mes vete në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Vendi: Allianz Arena (Munich)

Koha: 21:00


Lajme rreth ekipeve

Bayern Munich

Robert Lewandowski është jashtë fushave për katër javë shkaku i një dëmtimi në gju dhe do të humbasë të dy ndeshjet kundër Paris Saint-Germain, duke qenë një humbje e madhe për ekipin vendas.

Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke kufizuar kështu sulmin e Bayernit.

Eric Maxim Choupo-Moting është lojtar i radhës në sulm, por nuk do të ishte një befasi nëse Flick vjen me një qasje tjetër duke mos e inkuadruar në lojë.

Alphonso Davies dhe Jerome Boateng kthehen përsëri në ekip pasi humbën ndeshjen kundër RB Leipzig gjatë fundjavës shkaku i pezullimit.

Lucas Hernandez dhe Niklas Sule janë në konkurrencë me Davies dhe Boateng, përkatësisht, për një vend në formacionin titullar. Davies madje mund të luajë edhe në krahët e mesfushës.

Paris Saint-Germain

Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 që nga kthimi nga detyra kombëtare me Italinë.

Me Danilo Pereira një dyshim, Ander Herrera mund të jetë dyshe e mesfushës me Idrissa Gueyem, pasi Leandro Paredes është i pezulluar.

Thilo Kehrer me të vërtetë luftoi kundër Lille në fundjavë në mungesë të Florenzi dhe mund të humbasë vendin e tij në krah për Colin Dagba.

Mauricio Pochettino ka rikuperuar të paktën Neymarin që kur ata eliminuan Barcelonën.

Mauro Icardi dhe Layvin Kurzawa janë dyshime të tjera për ekipin vizitues pasi humbën ndeshjet në fundjavë.

Fakte

Bayerni ka fituar 18 nga 19 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Bayerni ka shënuar të paktën 2 gola në 17 nga 19 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Bayerni ka fituar 3 ndeshjet e fundit kundër PSG në të gjitha garat.

Bayerni ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër PSG në të gjitha garat.

PSG është i pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analizë

Bayern Munich ishte favoriti i këtij shorti, por humbja e Lewandowskit sigurisht që i bën gjërat më interesante. Një fitore 1-0 në udhëtim te RB Leipzig në fundjavë mund t’i jap shtytje Bavarezëve.

Paris Saint-Germain humbi 1-0 në shtëpi nga Lille në fundjavë për të humbur terren më tej në garën për titull në Francë. Me luftën për titull në Ligue 1, presioni është në nivel të lartë ndaj Mauricio Pochettino në këtë short.

PSG do të jetë e etur për të marrë hak ndaj Bayern nga finalet e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, por fituesit aktual duken favorit edhe përkundër mungesës së yllit polak. Ndërkohë, një gol në një humbje të ngushtë nuk do të ishte fundi i botës për PSG.

Formacionet e mundshme

Parashikimi: Bayern 2-1 PSG

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Premier League
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori