LAJMI I FUNDIT:

Dy javë qeverisje, këta janë 15 zëvendësministrat e emëruar nga Kurti

Dy javë qeverisje, këta janë 15 zëvendësministrat e emëruar nga Kurti

Një ditë pas votimit të Qeverisë Kurti2 në Kuvendin e Kosovës, më 23 mars 2021 me ceremoni shtetërore, kryeministri Albin Kurti mori detyrën e re. Detyrën ia dorëzoi kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

Tash kur janë bërë dy javë që nga fillimi i punës së Qeverisë, kryeministri Albin Kurti është duke vazhduar me emërimin e zëvendësministrave në 15 ministri, shkruan Telegrafi.


Kuvendi votoi Qeverinë Kurti 2
Lexo po ashtu Kuvendi votoi Qeverinë Kurti 2

Deri më sot Kurti ka emëruar 15 zëvendësministra, ndërkaq nuk dihet se deri në sa do të shkoj ky numër në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se në Qeverinë Kurti1 në shkurt në 2020 ku LVV bashkëqeverisi me LDK-në, ishin emëruar 33 zëvendësministra.

Numri i lartë i zëvendësministrave ka qenë gjithmonë sfidë për Qeveritë, duke marrë parasysh edhe koston që i shkakton buxhetit të shtetit.

Kurse gjatë qeverisjes së Avdullah Hotit ishin emëruar mbi 50 zëvendësministra.

Qeveria Haradinaj në vitin 2018, kishte emëruar mbi 80 zëvendësministra, numër ky që ishte kritikuar vazhdimisht nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Telegrafi më poshtë ua sjellë emrat e zëvendësministrave të emëruar deri më tash nga kryeministri Albin Kurti:

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes,

Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,

Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,

Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,

Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes,

Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,

Avod Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,

Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë

Ilir Aliu, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Në ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, zëvendësministër ishte emëruar edhe Qazim Rrahmani, por i njëjti gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se i ka dorëzuar kryeministrit Kurti dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori