LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi votoi Qeverinë Kurti 2

Kuvendi votoi Qeverinë Kurti 2
Albin Kurti prezanton kabinetin për qeverinë e re të Kosovës

Kuvendi i Kosovës, me 67  vota për dhe 30 vota kundër, ka votuar përbërjen e re të Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Qeveria Kurti 2 është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur sot menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës.


Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme konstituive ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën, të cilit pas përfundimit të kësaj seance ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar këtë detyrë.

Pasi në cilësinë e U.D. të Presidentit, Konjufca ka dekretuar liderin e LVV, Albin Kurti për mandatar të formimit të qeverisë së re, si kryetar i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është caktuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Para se të votohej Qeveria Kurti 2, kryeministri Kuti ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

Pas votimit të Qeverisë Kurti 2, janë larguar nga salla e Kuvendit deputetët e PDK-së e LDK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e kabinetit të tij kanë kryer betimin në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është hera e dytë që Kurti do të drejtojë Qeverinë e Kosovës, pas mandatit të tij të parë, ku kishte qenë kryeministër për 52 ditë. /Telegrafi/

22/03/2021 19:21

Lista Serbe nuk mbështet Qeverinë Kurti 2, paralajmëron ankesë në Kushtetuese

Deputeti nga Lista Serbe, Igor Simiq ka thënë se nuk e mbështesin Albin Kurtin për kryeministër, teksa ka paralajmëruar se do të ankohen në Gjykatë Kushtetuese pasi ky i fundit nuk i ka dhënë dy ministri pakicave serbe.

Simiq në seancën ku do të votohet Qeveria Kurti 2, tha se në këtë mënyrë Kurti po ‘u shkel’ të drejtën për dy ministri, të cilat sipas tij, u takojnë nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai tha se mandatari për kryeministër, Albin Kurti po shkel Kushtetutën e Kosovës.


Për lajmin e plotë klikoni LINKUN. /KP/

22/03/2021 19:00

Albin Kurti prezanton kabinetin për qeverinë e re të Kosovës

Albin Kurti prezanton kabinetin për qeverinë e re të Kosovës
22/03/2021 18:55

Besnik Tahiri: LVV dhe Kurti po shpalosin qasje autoritare dhe tentim të dominimit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe mandatari për kryeministër Albin Kurti po shpalos qasje autoritare dhe tentim të dominimit.

“Kjo seancë ka filluar me një rend jo demokratik. Kjo për neve nuk është befasi, pasi fituesi ka zgjedhur procedurën para përmbajtjes. Fituesi ka zgjedhur të veprojë shkurtazi dhe ndaras. Dihet kjo qasje autoritare ku do ta çojë vendin”, tha ai në seancën në të cilën pritet të votohet Qeveria Kurti 2./KP/


22/03/2021 18:47

Dy deputetët turq do ta votojnë Qeverinë Kurti 2

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, që përfaqësojnë komunitetin turk në Kosovë, Fikrim Dmaka dhe Fidan Jilta do ta votojnë Qeverinë Kurti 2.

Kështu ka deklaruar gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e partisë turke, Fidan Jilta.


22/03/2021 18:45

Hoxhaj: Plani qeverisës i Kurtit, listë dëshirash

​​​​​​​Në seancën për votimin e Qeverisë Kurti, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ushtruese i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, tha se në planin qeverisës të prezantuar nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka parë më shumë një listë dëshirash se sa plan konkret.

“Edhe qeveria e Hotit dhe ajo Kurtit kanë qenë të paafta dhe ne jemi tash si PDK kemi garuar në këtë zgjedhje me një plan të brendshëm që ta kemi qeverinë kombëtare dhe sa më të përgjegjshme sepse ne besojmë qe një qeveri e fortë do të mund t’i përmbyllte të gjitha sfidat. Më shumë te Kurti e kam parë vetëdijen se sa njeriun, ndërsa sot më shumë e pash njeriun me listë të dëshirave se sa vetëdijen, dhe në atë ekspoze unë nuk pashë plane konkrete se si mund të ndodhë vaksinimi dhe nuk dëgjova një politikë të fortë ekonomike dhe nuk e pashë arsimin si një projekt individual”, tha Hoxhaj.


“Koalicioni mes jush dhe zonjës Osmani është më shumë koalicion për karrige”, tha Hoxhaj.

22/03/2021 18:31

Komunitetet me një zëvendëskryeministër dhe dy ministri në Qeverinë Kurti 2

Dy ministri të Qeverisë Kurti 2 do të drejtohen nga komunitetet në Kosovë, njërën prej të cilave do ta udhëheqë Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Kurti propozoi Emilija Rexhepin zëvendëskryeministre e tretë për Pakica dhe të Drejtat e Njeriut, ndërkaq për ministrinë e Pushtetit Lokal propozoi Elbert Krasniqin dhe ministrinë për Komunitete dhe Kthim nga Goran Rakiç.


22/03/2021 18:27

Abdixhiku: LDK do të jetë opozitë konstruktive, VV ka fituar shumicën por jo të tërën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka adresuar kritika ndaj mandatarit për kryeministër, Albin Kurti.

Në seancën ku pritet të formohet qeveria e re, Abdixhiku i cili është zgjedhur edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Vetëvendosja ka fituar shumicën, po jo të tërën.


Abdixhiku ka thënë se si LDK do të jenë një zë opozitar konstruktiv dhe do të jenë mbrojtës të shtetësisë se Kosovës.

“Kryeministri i ri duhet të kujtojë se nga nesër nuk është kryeministër një partiak, por i gjithë qytetarëve. Kryeministri duhet t’i kujtojë vetes se arroganca e numrave do të shpie edhe më tej në arrogancë numrash”, ka thënë ai.

22/03/2021 18:17

Kurti: S’ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë nëse nuk njihet realitetit i Kosovës së pavarur

Mandatari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se pa njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur dhe pranimin e të vërtetës nga ana e Serbisë, nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes dy popujve dhe në mes të dy shteteve.

Ai në foltotën e Kuvendit, duke prezantuar ekspozën e tij para të zgjedhurve të popullit, tha se me Serbinë, Kosova ka çështje të hapura që duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut, megjithatë shtoi se asnjë progres nuk mund të bëhet nëse nuk mund të bëhet nëse nuk ka progres në zgjidhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.


Kurti shtoi se raportet tona fqinjësore do t’i avansojmë nëpërmjet reciorocitetit. Sipas tij, rruga drejt integrimit në BE, mund të jetë sfiduese por ajo nuk ka alternativë.

22/03/2021 18:13

Donika Gërvalla zv.kryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, Faton Peci ministër i Bujqësisë

Dy deputet nga Lista e Vjosa Osmanit kanë marrë pozita në kabinetin e Qeverisë Kurti 2.

Donika Gërvalla është propozuar zëvendësministre e dytë dhe ministre për punë të Jashtme, ndërkaq Faton Peci ministër i Bujqësisë.


22/03/2021 17:38

Para fillimi të seancës, Kurti konsultohet me Vjosa Osmanin e Arben Vitinë

Pak para fillimit të seancës së Kuvendit për Votimin e Qeverisë, kandidati për kryeministër, Albin Kurti është parë duke u konsultuar me deputetët Vjosa Osmani e Arben Vitia.

Derisa deputetët po mbledheshin për seancë ai është parë duke folur me Osmanin e Vitinë.


22/03/2021 17:28

Hoxhaj dhe deputetët e PDK-së futen në sallën e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ai është parë në sallë të Kuvendit me disa nga deputetët e partisë së tij.


22/03/2021 17:27

Nagavci: I kemi votat për qeverinë, nuk dihet ende kur mbahet seanca për presidentin

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci para fillimit të seancës së jashtëzakonshme ka thënë se kanë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë së re, përveç mbështetjes së 58 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ju e pat që edhe për votimit e zotëri Konjufca si kryetar i kuvendit kishim 69 vota. Të gjitha minoritet jo shumicë jo serbe, përveç grupit të LVV- së me 58 deputetë do të mbështesin edhe qeverinë. Besoj që për pak kohë do të kemi edhe një qeveri legjitime”, ka thënë ajo.


Nagavci nuk e ka komentuar votën e Xhavit Halitit të PDK-së për Glauk Konjufcën me rastin e zgjedhjes së këtij të fundit për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës, por tha se i njëjti me kompetencë do të ushtrojë këtë detyrë.

E pyetur se kur do të mbahet seanca për votimin e presidentit, ajo tha se ende nuk dihet se kur ajo mund të mbahet.

“Nuk e di se kur do të mbahet seanca. Ne do të shfrytëzojmë kohën që kemi në dispozicion në mënyre që të mos krijohet asnjë vakum institucional. Sepse e dimë që 5 maji është data e fundit. Aktualisht tani presidenti në detyrë zotëri Konjufca e konsumon afatin kushtetues për të ushtruar detyrën”, ka thënë ajo

22/03/2021 17:17

Lëvizja Vetëvendosje e bindur në formimin e Qeverisë Kurti 2

Pak minuta para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë Kurti, në Lëvizjen Vetëvendosje shprehen të bindur se kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kabinetit qeveritar.

Krahas kësaj, deputeti Artan Abrashi për KosovaPress u shpreh optimist edhe për zgjedhjen e Vjosa Osmani si presidente.


Për lajmin e plotë klikoni KËTU.

22/03/2021 17:12

​Deputetët nisin të mblidhen për seancën e votimit të Qeverisë Kurti 2

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen për seancën e votimit të Qeverisë Kurti.

Të parët që janë parë duke shkuar në sallën plenare të legjislativit janë pikërisht deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.


Në seancën për konstituimin e Kuvendit, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i ri i legjislaturës së tetë. Ai njëherësh ka marrë edhe ushtrimin e detyrës së presidentit nga Vjosa Osmani.

22/03/2021 17:12

Disa nga emrat të cilët janë përmendur për pozitat e ministrave janë:

Zëvendëskryeministër pritet të emërohet Besnik Bislimi,

Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta drejtojë Donika Gërvalla,


Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla,

Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci,

Ministrinë e Shëndetësisë pritet ta udhëheq Arben Vitia,

Ministrinë e Bujqësisë pritet ta udhëheqë Faton Peci,

Ministrisë e Kulturës Hajrullah Çeku,

Ministrinë e Drejtësisë pritet ta udhëheqë Albulena Haxhiu,

Ministrinë e Financave pritet ta udhëheqë Hekuran Murati,

Ministrinë e Tregtisë pritet ta drejtojë Rozeta Hajdari,

Ministrinë e Mjedisit pritet ta udhëheq Liburn Aliu,

Ministrinë e Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.

Nuk dihet ende se kush do të jetë ministri i Mbrojtjes, e po ashtu nuk dihet nëse do të ketë Lista Serbe post ministror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori