LAJMI I FUNDIT:

Varroset i vrari në moshën 26-vjeçare gjatë luftës së fundit në Kosovë, që u gjetë në varrezat e myslimanëve në Mitrovicë

Varroset i vrari në moshën 26-vjeçare gjatë luftës së fundit në Kosovë, që u gjetë në varrezat e myslimanëve në Mitrovicë

Sot në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve në Shipol të Mitrovicës iu dha lamtumira e fundit Selahed Mehmetit, i cili u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ishte 26-vjeçar dhe evidentohej si i zhdukur deri para pak ditësh kur eshtrat e tij u identifikuan në varrezat myslimane në veri të Mitrovicës.

Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës së të pagjeturve në Mitrovicë, ka kritikuar institucionet se nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim.


Sipas tij, në këtë mënyrë po lëndohen ndjenjat e familjarëve të të pagjeturve, ndërsa potencoi se janë gjithsej edhe 115 persona të pagjetur në Mitrovicë.

“Është vështirë të flitet pas 21 vjetësh kur ne sot themi është gjetur një, dy apo janë gjetur pesë, dhe atë ku, as dy kilometra nga këtu. Do të thotë është mangësi e jona, punë jo serioze e jona, e kam fjalën për shtetin e Republikës së Kosovës, por edhe në veten time, sepse nuk kemi punuar sa duhet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, gjë që nuk po punohet as sot, nuk ka vullnet politik. Të thuhet se duhet të kryhet regjioni i Mitrovicës, sidomos pjesa e veriut kur dihet se nuk ka pasur as 10 kilogramë dhe përmbi, do të thotë krejt mbi tokë. Janë gjetur pesë, po na e sjellin një, nesër kanë me sjellë sërish, pasnesër prapë, po na prekin ne si familjarë, po na nervozojnë, thjesht po duam të çmendemi… Tash janë edhe 115 persona të pagjetur në Mitrovicë”, ka thënë Çerkini.

Lutfije Mehmeti, nëna e të ndjerit Selahed Mehmeti, u shpreh e lumtur që siç tha ajo, pas 22 vjetësh ka arritur të takohet me djalin e saj.

“Djalin sot e varrosëm. Që 22 vjet s’e kemi ditur ku e kemi pasur. Allahu sot e paska bërë nasip sot me u përpjekë e me u pa”, theksoi Mehmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori