LAJMI I FUNDIT:

Gjibraltari “fiton” betejën me COVID-19, tani po vaksinon edhe fqinjët

Gjibraltari “fiton” betejën me COVID-19, tani po vaksinon edhe fqinjët

Gjibraltari që ka vetëm 34 mijë banorë është shembull për të tjerët në menaxhimin e krizës së pandemisë – falë vaksinimit, epidemia në masë të madhe është tejkaluar edhe është bërë vendi i parë në Evropë që e ka vënë nën kontroll.

Restorantet punojnë deri natën vonë, por raste të reja pozitive me COVID-19, në këtë vend nuk po regjistrohen, transmeton Telegrafi.


Që kur masat nuk janë të obligueshme të barten në ambiente të hapura, Samantha Sacramento shpesh ndihet sikur ka harruar diçka derisa ecë rrugëve.

“Mendoj se është diçka psikologjike dhe na duhet kohë ta tejkalojmë këtë”, thotë ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu është shfuqizuar vendimi që ndalonte daljen, baret e restorantet punojnë deri në orët e para të mëngjesit sikur edhe para pandemisë.

E televizionet spanjolle kanë vizituar Gjibraltarin dhe po bisedojnë me qytetarë të atjeshëm që po ndihen më të liruar. “Ndoshta së shpejti do të jetojmë sikur para pandemisë”, ka thënë një kamariere.

Krejt e kundërta ndodh me pjesën tjetër të Evropës, ku akoma po ashpërsohen masat mbrojtëse për shkak të numrit shumë të madh të rasteve të reja me COVID-199.

Në anën tjetër, Gjibraltari me 34 mijë banorë në pikun e pandemisë ka pasur 172 raste brenda 24 orëve. Në këtë vend kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit të coronavirusit vetëm 94 persona.

Gjibraltari është vaksinuar me vaksinën e prodhuar në Britani të Madhe, e procesi i vaksinimit nuk ka qenë ndonjë sfidë e madhe – kjo për faktin se i tërë shteti shtrihet në një hapësire prej 6.5 kilometra katrorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori