Dështimi i zgjedhjes së presidentit do të detyronte vendin që të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, nga këndvështrimi ekonomik, një palë zgjedhje të tjera pas atyre të 14 shkurtit dhe para atyre lokaleve që pritet të mbahen në vjeshtë, po konsiderohet i rrezikshëm dhe shkatërrues për Kosovën.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve ka ndikim negativ, aq më tepër në kohë pandemie, ku dëmet më të mëdha sipas tij do të jenë sa i përket rritjes ekonomike, tërheqjes së investimeve të huaja dhe për të hyrat buxhetore.
“Në këtë aspekt mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve, shikuar edhe në aspektin historik, në vendin tonë gjithmonë ka ndikuar edhe në normën e përgjithshme të rritjes ekonomike, edhe tek tërheqja e investimeve të huaja direkte, por edhe tek të hyrat e mbledhura për buxhetin e vendit. Në një situatë hipotetike kur ne do të kishim zgjedhje më të shpeshta brenda një intervali të shkurtër kohor, besoj që ndikimi në ekonomi do të ishte shkatërrues, aq më tepër nëse kombinohet sërish me ndikimin që ka pandemia COVID-19, e që ka pasur gjatë vitit 2020”, thotë Zeka për KosovaPress.
Kreu i OEAK-ut deklaron se stabiliteti politik është faktor i rëndësishëm në vendimmarrjen afariste, prandaj sipas tij mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve bën që vendimet afariste të frenohen.
“Vetvetiu një pasiguri e tillë ose mungesa e stabilitetit politik apo edhe mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve bën që vendimet afariste të frenohen dhe investitorët, të brendshëm apo të jashtëm, të presin për momentin që ata e konsiderojnë të volitshëm për t’i zbatuar pastaj planet e tyre për zgjerim të investimeve apo për investime të reja”, deklaron ai.
Eksperti i ekonomisë Lekë Musa thotë se ndërrimi i shpeshtë i qeverive ndikon negativisht në tërheqjen e investitorëve të huaj si dhe në realizimin e investimeve strategjike.
“Për shkak të ndërrimit dhe të një jostabiliteti të vazhdueshëm politik dhe ndërrimit të shpeshta të qeverive, nuk kanë arritur asnjëra prej tyre që të realizojnë ndonjë projekt të madh strategjik nëpërmjet këtij legjislacioni apo edhe vet implementimit të programeve ekonomike. Kështu që edhe në aspektin e tërheqjes së investitorëve të huaj, ata në rend të parë e shohin një vend shumë jostabil në aspektin politik dhe ndërrimet e shpeshta të qeverive japin për të besuar se ky vend nuk është serioz dhe nuk mund të ketë një konsistencë të zbatimit dhe realizimit të ideve të ndryshme ekonomike”, deklaroi Musa për KosovaPress.
Për këtë, ai thotë se nuk pritet të ketë një situatë shumë optimiste, por siç thekson ai, bizneset janë adaptuar me mos mbështetje dhe me jo stabilitet politik.
“Në këtë aspekt nuk mund të presim një situatë shumë optimiste sa I përket këtyre dy elementeve, pastaj në aspektin tjetër Kosova ka një ekonomi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat janë mjaft të rëndësishme dhe fleksibil të cilat adaptohen dhe jemi mësuar pak a shumë që kemi një jo-stabilitet politik dhe ekonomik. Prandaj, e mira e kësaj pune është se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë mësuar dhe nuk mbështeten shumë në qeveri në stabilitetin politik”, thekson ai.
Ndryshe, edhe sot do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të vazhduar seancën për zgjedhjen e presidentit. Kjo pasi që në seancën e së shtunës mungoi kuorumi në vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për presidentin e vendit. Seanca do të vazhdojë prej orës 17:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje