LAJMI I FUNDIT:

Humbja e parë për Tuchel në Ligën Premier – Chelsea mposhtet në shtëpi nga WBA

Humbja e parë për Tuchel në Ligën Premier – Chelsea mposhtet në shtëpi nga WBA

Chelsea ka pësuar humbje 5-2 në shtëpi ndaj West Bromwich Albionit në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

The Blues e filluan më mirë takimin, duke kaluar në epërsi me anë të Christian Pulisic në minutën e 27-të.


Dy minuta më vonë, The Blues ishin të pafat, pasi Thiago Silva pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga takimi.

Kështu, WBA përfitoi nga epërsia numerike dhe i barazoi shifrat me anë të Matheus Pereira që shënoi në minutën e 45+2-të.

Nuk vonoi shumë dhe Pereira (45+4′) përmbysi rezultatin, duke i dhënë kështu skuadrës së tij epërsinë.

Pjesa e dytë ishte edhe më e hidhur për skuadrën që drejtohet nga Thomas Tuchel, pasi pranuan edhe dy gola të tjerë.

Ishte Callum Robinson që shënoi për 3-1 në minutën e 63-të, derisa Diagne (68′) që përfitoi nga një asistim i Pereiras, shënoi për 4-1.

Mason Mount që u fut në lojë në pjesë të dytë arriti që të ngushtonte epërsinë e mysafirëve me një gol në minutën e 71-të, nga një asistim i Timo Werner.

Robinson nuk u ndal me kaq dhe e shënoi edhe golin e tij të dytë personal dhe të pestin për WBA-në për rezultatin final të takimit, 5-2.

Tuchel e përjetoi humbjen e parë në Ligën Premier, pas 14 ndeshjeve që kishte pranuar vetëm fitore dhe barazime, derisa sot pranuan katër gola, aq që se kishin bërë pothuajse për të gjitha ndeshjet që është në krye të skuadrës.

Pas javës së 30-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 51 pikë, derisa në xhiron e 31-të do të takohen me Crystal Palacen. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori