Osmani: Jam optimist, pas zgjedhjeve në Bullgari fillon një dinamikë e re e komunikimit
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp prezantoi projektet e reja, një përmbledhje të aktiviteteve që duhet të rezultojnë me Strategjinë e re, 10 vjeçare, për politikë të jashtme- Reflektime 2030, me të cilën do të formohet doktrinë e re e punës së diplomacisë, e përshtatur me rrjedhat bashkëkohore demokratike, pozicionimet e reja gjeopolitike, por edhe me rrethanat e reja shoqëroro- politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Ministria e Jashtme.
“Edhe pse kemi shumë punë më tutje, mund të konstatojmë se qëllimet tona strategjike hyjnë në një fazë të parashikueshme, të skicuar, e cila tregon elasticitet ose qëndrueshmëri ndaj sfidave dhe kërcënimeve të përditshme. Që këtu, mendoj se tash është momenti të bëjmë prerje të rolit të deritanishëm të politikës së jashtme, në një mënyrë të nënvizojmë dhe të bëjmë një lloj projeksioni, ose më mirë thënë REFLEKTIME për prioritetet e ardhshme të politikës së jashtme të shtetit, si partner i plotfuqishëm në komunitetin euro-atlantik dhe veprues aktiv në plan multilateral”, tha Osmani.
Ministri Osmani, thonë nga MPJ, kumtoi se Strategjia e re- Reflektime 2030 do të krijohet përmes një procesi të gjerë konsultativ, të përbërë nga tre shtylla: konsultime të gjëra me qytetarë, organizime të konferencave tematike dhe formim të Këshilli për strategjinë e politikës së jashtme.
“Duke u nisur nga premisa bazë, se politika e jashtme në esencë fillon brenda, në shtëpi, nisim me konsultime të gjëra me qytetarët, si shtyllë e parë e strategjisë së re- Reflektime 2030. Bëhet fjalë për takime participuese demokratike, që do të mbahen në komunat nëpër gjithë Maqedoninë e Veriut, dhe përmes së cilave do të tentojmë t’i përforcojmë lidhjet mes qytetarit të thjeshtë dhe integrimit euro-atlantik të vendit.
Osmani foli edhe për mosmarrëveshjen me Bullgarinë ku tha se është optimist në zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe se një dinamikë e re e komunikimit me Bullgarinë do të fillojë të hënën.
“Unë jam optimist se me qasjen e re të ndërtimit të besimit përmes bashkëpunimit sektorial dhe me përfundimin e procesit zgjedhor në Bullgari do të kthejmë ambientin e një debati racional, i cili unë pres që të zhvillohet të hënën në mënyrë që të angazhojmë seriozisht të dy palët në tejkalimin e mosmarrëveshjeve për të marrë një mundësi në samitet e BE-së qershor-korrik për të arritur një konsensus mbi kornizën e negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit