LAJMI I FUNDIT:

Po raportonte drejtpërdrejtë, gazetares ruse ia rrëmben qeni mikrofonin – ajo i vihet pas për t’ia marrë

Po raportonte drejtpërdrejtë, gazetares ruse ia rrëmben qeni mikrofonin – ajo i vihet pas për t’ia marrë

Një qen sulmoi gazetaren ruse gjatë raportimit të drejtpërdrejtë, duke ia rrëmbyer mikrofonin nga dora.

Incidenti ka ndodhur më korrespondenten e “MIR 24”, Nadezhda Serezhkina, e cila po bëhej gati që opinionit t’ia kumtoj lajmin për motin që do të merr në ditët në vazhdim, transmeton Telegrafi.

Ajo sapo kishte filluar të flet duke treguar nëse duhet futur nëpër dollapë rrobat e trasha, kur befasisht një qen vrapon në drejtim të saj.


E duket se qenit ia kishte tërhequr vëmendjen ngjyra e mikrofonit. Një veprim i papritur jo vetëm për gazetaren por edhe tërë ekipin, kështu qeni ia rrëmbeu mikrofonin nga dora dhe u largua me shpejtësi.

https://www.youtube.com/watch?v=nD1WamfQdcM

Sikur kjo të mos mjaftonte, gazetarja i vihet pas qenit – e gazetarja që ishte në studio vazhdon me tema tjera duke e ditur se transmetimi i drejtpërdrejtë dështoi.

Megjithatë disa momente më vonë lajmërohet sërish korrespondentja – por kësaj radhe së bashku me qenin dhe në fokus është mikrofoni me vrima që i ka bërë qeni kur e ka kafshuar. /Telegrafi/