LAJMI I FUNDIT:

​Haxhiu iu përgjigjet kritikave: Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata

​Haxhiu iu përgjigjet kritikave: Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kritikave të partive politike dhe shoqërisë civile ndaj nismës së Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë se mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata dhe kjo s’ka pse e frikëson askënd.

“Kur thërrisnin seancat e jashtëzakonshme për të jetësuar projektet e dëmshme, nuk i kishin fare problem procedurat e përshpejtuara, as a bëheshin ditën a natën”.


Qeveria miraton propozimet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet - ia procedon Kuvendit
Lexo po ashtu Qeveria miraton propozimet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet - ia procedon Kuvendit

“Tani kur në procedura të përshpejtuara po procedohet projektligji që njeh të drejtën e mërgatës për të votuar në ambasada dhe konsulata e quajnë shantazh, kërcënim, autokraci, anarki, arbitraritet dhe gjithçka tjetër!”

“Nëse për diçka është shtjerrur debati, është pikërisht kjo çështje, pasi që është hera e tretë që i njëjti po procedohet në Kuvend dhe përveç kësaj debatet për këtë kanë nisur kaherë sepse është kërkesë e vazhdueshme e mërgatës tonë”.

“Mërgatës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada e konsullata dhe kjo s’ka pse e frikëson askënd”, shkroi Haxhiu.

&

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori