Qeveria ka miratuar ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
Kryeministri Albin Kurti, tha se ndryshimet në këtë ligj janë në funksion të garantimit të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Tutje theksoi se me të iu mundësohet qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë në ambasadat dhe konsullatat që Kosova ka nëpër botë.
“Ky projektligj nuk është i ri, ai është një gjë që është iniciuar edhe në Legjislaturën e gjashtë, ka vazhduar edhe në legjislaturën e shtatë ku është përkrahur miratimi i tij dhe tani ne po e miratojmë ne Qeveri për ta proceduar më tej në Kuvend. Është garantues për të drejtën e votës për të gjithë qytetarët dhe e mundëson votimin e diasporës në ambasada dhe konsullata të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme tani i procedohen Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seancë plenare.
Ky ligj vjen në kuvend para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe nga partitë opozitare, është cilësuar si shantazh.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar nismën për ndryshimin e Ligjit të zgjedhjeve si “shantazh” nga LVV-ja.
“LDK e vlerëson të ngutshëm dhe shantazhues veprimin e sotëm për ta sjellë në votim pa një dakordim paraprak, pa në diskutim adekuat dhe pa një debat të gjerë, njërin ndër ligjet më të rëndësishme në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Kundër ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme është shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ata do ta kundështojnë të njëjtin edhe gjatë senacës.
“Vetëm në sisteme totalitare, në sisteme ku ka deficite serioze të demokracisë, nxirret për amendamentin dhe ndryshim një ligj i cili rregullon të drejtën themelore për të qenë të zgjedhur dhe për të zgjedhur. Është e papranueshme për ne që në rrethana ku ky ligj nuk është absolutisht prioritet, të ballafaqohet kuvendi dhe partitë politike me një ndryshim të tillë”, tha Tahiri.
Po ashtu nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Bedri Hamza, tha se partia e tij nuk pajtohet që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë dhe urgjencë.
“Ne e kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore. Ka nevojë për përmirësime në këtë fushë, por ne e dhamë mendimin që nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë dhe urgjencë”, u shpreh ai, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje