LAJMI I FUNDIT:

Alexei Navalny ka humbur peshë në burg

Alexei Navalny ka humbur peshë në burg

Lideri i burgosur rus i opozitës, Alexei Navalny, ka humbur një sasi të konsiderueshme të peshës në burg, tha organizata e tij të enjten, një ditë pasi kritiku i njohur i qeverisë njoftoi për një grevë urie në formë proteste për kujdesin e dobët mjekësor të ofruar ndaj tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një postim të enjten në kanalin e Navalnyt në aplikacionin e mesazheve, Telegram, tha se ai peshonte 93 kilogramë kur arriti në burg muajin e kaluar, dhe tani është 85 kilogramë.


Deklarata thotë se ai fajëson për këtë rast kryesisht regjimin e ashpër të burgut, në të cilin ai zgjohet tetë herë gjatë natës.

Alexei Navalny hyn në grevë urie në burg
Lexo po ashtu Alexei Navalny hyn në grevë urie në burg

Navalny gjithashtu ankohet për dhimbje të forta shpine të cilat janë përhapur në njërën këmbë dhe thotë se këmba tjetër është e mpirë. Autoritetet e burgut nuk ia kanë siguruar ilaçet e duhura ose nuk kanë lejuar që ta vizitojë mjeku i tij, tha ai të mërkurën kur njoftoi se do të hynte në një grevë urie.

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Alexei Navalny kërkon injeksione qetësuese për dhimbje të këmbës
Lexo po ashtu Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Alexei Navalny kërkon injeksione qetësuese për dhimbje të këmbës

Ndryshe, kritiku i Kremlinit u burgos muajin e kaluar për dy vjet e gjysmë me akuza që ai i quajti si të motivuara politikisht.

Ai u arrestua me t’u kthyer në Rusi nga Gjermania më 17 janar, ku po shërohej nga ajo që mjekët thanë se ishte një helmim nga agjenti nervor Novichok. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori