LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan sot nis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë

Në Gjilan sot nis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë
Foto: Ilustrim

Sot në Gjilan pritet të nis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë.

Para nisjes së vaksinimit, mbledhje do të mbajë Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili mbahet me fillim në ora 10:00, te Qendra e Studentëve.

Pas takimit, kryetari i komunës, Lutfi Haziri do të mbajë konferencë për media, për të vazhduar më pas me procesin e vaksinimit. /Telegrafi/